Lajmet

Përdoruesit e Amazon Kindle do të përfitojnë abonim falas të Washington Post

Nov 23 2014
0 Shpërndarje
Përdoruesit e Amazon Kindle do të përfitojnë abonim falas të Washington Post

Kindle-Fire-HDAmazon ka deklaruar se do ti ofrojë përdoruesve të një Amazon Kindle aplikacionin Washington Post falas për 6 muaj. Kjo vjen si pjesë e strategjisë dixhitale të kësaj gazete e realizuar nga themeluesi i Amazon, Jeff Bezos.

Bezos i cili shtoi mbështetjen për Washington Post nga të gjitha pajisjet Amazon vitin e fundit, ka si qëllim zgjerimin e audiencës së kësaj gazete më anë të këtij aplikacioni të ndërtuar specifikisht për lexuesit në mbarë botën.

“Ky aplikacion unik reflekton kulturën e inovacionit dhe eksperimenteve mbi Washington Post. Gazetarët tanë dhe inxhinierët janë fokusuar në krijimin e mënyrave të reja për të optimizuar eksperiencën e lexuesve.

Aktualisht me 42 milion lexues çdo muaj, ky hap i ri zhvendos përpara përpjekjet tona për ti shërbyer një audience më të madhe ”, deklaroi shefi ekzekutiv i Post, Fred Ryan. Aplikacioni do të vijë në formën e një përditësimi për tabletat Kindle Fire. Në një farë mënyre kjo përmbush qëllimin e Bezos për të sjellë bashkë dy investime krejt të ndryshme në pamje të parë.

Në gusht të vitit 2013 Bezos publikoi planin e tij për blerjen e Washington Post për 250 milion dollar me paratë e tij. Që nga ai moment nuk është dëgjuar më për këtë çështje. The Post si shumë të përditshme të tjera ka hasur probleme duke qenë se shitjet e gazetave të printuara kanë rënë si pasojë e lexuesve që preferojnë më shumë të lexojnë përmes platformat dixhitale. Sipas gazetës, abonimi pas përfundimit të periudhës falas do të kushtojë vetëm 1$ në muaj. (PCWorld Albanian)

Tags >

Amazon
Lajmet e fundit>