Analiza

Përdoruesit e Android kanë një mesatare prej 95 aplikacionesh të instaluara në smartfonin e tyre

Aug 27 2014
0 Shpërndarje
Përdoruesit e Android kanë një mesatare prej 95 aplikacionesh të instaluara në smartfonin e tyre

Android-3-798x310Yahoo bleu mekanizmin e lançimit për Android, Aviate, në muajin janar të këtij viti përpara se të ofronte një version Beta në qershor. Me pak fjalë, Aviate automatikisht organizon aplikacionet tuaja dhe mbledh disa të dhëna personale dhe lokale. Këto mund të jenë parashikimi i motit, informacion tranzit dhe eventet kalendarike. Ajo i përshtat në kohën dhe datën e duhur duke ju sjellë një informacion të dobishëm në ekranin kryesor të ndërfaqes Android.

Aviate po ashtu grumbullon edhe të dhëna nga aktivitete të tjera kryesor në Android përshi edhe përdoruesit e WhatsApp që ju ndërveproni më shumë si dhe mesataren e aplikacioneve të instaluar. Yahoo Aviate dhe Yahoo Labs kanë publikuar një infografik që zbulon se përdoruesit kanë një mesatare prej 95 aplikacionesh të instaluara në telefonët e tyre, ku 35 prej tyre përdoren vazhdimisht çdo ditë.

Po të hyjmë në detaje kuptojmë se disa aplikacione u shfaqen përdoruesve në një kohë specifike çdo ditë e cila në të vërtetë nuk përbën një surprizë. Përdorimi më i madh i Google Maps është në orët e mbrëmjes ku njerëzit po përpiqen të gjejnë vendndodhje, ndërsa aplikacioni i orës zakonisht përdoret në orët e vona të natës dhe në mëngjes. Megjithëse Yahoo nuk zbulon statistika aktuale të numri të shkarkimeve për Aviate, Google Play zbulon se është instaluar diku mes 1 milion dhe 5 milion herë. (PCWorld Albanian)

Tags >

android
Lajmet e fundit>