Lajmet

Përdoruesit e Android mund të shfrytëzojnë çelësat wireless të sigurisë në vend të autentikimit me dy faktor

Jan 27 2017
0 Shpërndarje
Kemi dëgjuar pafund rreth autentikimit me dy faktor dhe është një mënyrë e shkëlqyer për të mbrojtur llogarinë nga dikush që mund të ketë vjedhur fjalëkalimin tuaj. Përdoruesit e Android mund të shfrytëzojnë çelësat wireless të sigurisë në vend të autentikimit me dy faktor Photo Source: Facebook

Po edhe ky sistem e ka një dobësi. Kërkon dërgimin e një kodi përmes SMS që do të thotë se është i nevojshëm një telefon celular por edhe teksti mund të interceptohet.

Me fjalë të tjera kemi të bëjmë me një dritare shpresa për hakerat megjithatë Facebook dëshiron ta mbyllë atë. Për ti siguruar llogaritë edhe më tutje, rrjeti social ka filluar të implementojë çelësa sigurie për llogaritë duke eleminuar nevojën e SMS-ve në këtë “ekuacion” sigurie.

“Duke filluar nga dita e sotme ju mund të regjistroni një çelës fizik sigurie me llogarinë tuaj dhe herën tjetër që dëshironi të kyçeni mjafton ta vendosni harduerin në portën USB të kompjuterit,” tha shefi i sigurisë së Facebook Brad Hill.

Praktikisht kjo e bën qasjen në rrjetin social tejet të sigurisë sepse nuk jeni të detyruar të vendosni fjalëkalim. Ky funksion i ri është i disponueshëm vetëm në versionet e fundit të Chrome dhe Opera. Megjithatë nëse telefoni juaj Android ka një çip NFC, mund ta përdorni për tu qasur në llogari përmes valëve wireless.

Çelësat e sigurisë së Yubico fillojnë nga 18 dollar por modeli Yubikey Neo me NFC kushton 50 dollar. (PCWorld Albanian)

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>