Lajmet

Përdoruesit e Facebook do të paguajnë gjobë për mesazhet ndaj “jo miqëve”

Apr 10 2013
0 Shpërndarje
Përdoruesit e Facebook do të paguajnë gjobë për mesazhet ndaj “jo miqëve”

Përdoruesit e rrjetit Facebook, ndaj personave të cilët nuk i kanë shokë në këtë rrjet social nuk duhet që t’iu dërgojnë porosi private.

Kjo gjë nëse bëhet pritet të pasojë me dënime me gjobë.

Rrjeti shoqëror është duke planifikuar që t’i ngarkojë me deri 10 funta, nëse personin të cilin e kontaktojnë nuk është “shok” ose shok i “shokëve” – shumë kjo maksimale e cila arrihet varësisht se sa i famshëm është personi i kontaktuar.

Çmimi i një porosie individuale do të mund të ishte rreth 70 pencë për përdoruesit e zakonshëm të rrjetit Facebook, por do të shënojë rënie deri 10 funta për personat e famshëm.

Facebook thotë që është duke e paraqitur këtë veçori për të parandaluar spamin që po dërgohet tek përdoruesit në rrjet.

Struktura e pagimit do të përcaktohet nga një formulë matematike që merr në llogari disa faktorë, duke përfshirë numrin e ndjekësve që një përdorues ka në Facebook dhe sa porosi ata marrin.

Por komentuesit e rrjeteve shoqërore kanë shfaqur shqetësime që këto ngarkesa janë vetëm fillimi i një mostre të përdorimit të shërbimeve të tilla të uebit si burim i të ardhurave.

Facebook gjithmonë e ka paraqitur sloganin që faqja është “falas dhe gjithmonë do të jetë”.

Për momentin, përdoruesit mund të dërgojnë porosi tek secili që e përdor këtë shërbim, duke mos përfshirë këtu përdoruesit që nuk e kanë mundësuar një gjë të tillë, pra të kontaktohen nga ata që nuk i kanë shokë, apo shokë të shokëve, por nëse dërgojnë porosi tek ata që nuk i kanë shokë apo shokë të shokëve atëherë do të pasojë gjobitja.

Porositë e dërguara nga ata që nuk i keni do të shkojnë tek një folder tjetër i porosive dhe do të cilësohet si spam.

Kur një përdorues pranon që të pranojë ta bëjë pagesën, atyre iu kërkohet që të paguajnë menjëherë duke përdorur një kartë krediti ose debiti.

Sidoqoftë, ndërmarrja largoi një skemë që iu mundësonte përdoruesve që të kontaktojnë me njerëz të famshëm, për të cilën duhej paguar 100 dollarë, duke përfshirë këtu themeluesin e rrjetit Facebook, Mark Zuckerberg.

Ne jemi duke testuar një numër të pikave të çmimit në MB (Mbretërinë e Bashkuar) dhe shtete të tjera për të formuar faturat optimale që sinjalizojnë rëndësinë.

Pjesë e këtij testi është ngarkimi me shuma më të mëdha për figura publike, varësisht nga numri i ndjekësve që ata kanë.

“Ky është ende një test dhe këto çmime ende nuk janë vendosur përfundimisht.”

Kjo skemë tashmë është testuar në Shtetet e Bashkuara, ku Facebook gjatë një projekti pilot në dhjetor të vitit të kaluar filloi këtë dhe vendosi që ta përdorë këtë sistem për mbarë botën. (PCWorld Albanian)

Facebook Lawsuit

Lajmet e fundit>