Lajmet

Përdoruesit e Facebook ndajnë 1 miliard histori përmes aplikacionëve të palës së tretë

May 24 2013
0 Shpërndarje
Përdoruesit e Facebook ndajnë 1 miliard histori përmes aplikacionëve të palës së tretë

Facebook gjatë ditës së enjte theksoi platformën e vet për zhvillues, duke treguar disa numra të mëdhenj rreth përfitimeve nga aplikacionet e palës së tretë nga lidhja me përdoruesit përgjatë rrjetit shoqëror.

Rrjeti social hapi platformën e vet për zhvilluesit e pavarur gjashtë vite më parë, tha për gazetarët Drejtori i Menaxhimit të Produktit, Doug Purdy, në një konferencë për shtyp te selia e rrjetit Facebook.

Duke tërhequr më tepër zhvillues nënkupton marrjen e më tepër aplikacioneve për përdoruesit e rrjetit Facebook. Më tepër se 550 milionë njerëz përdorin aplikacione të palës së tretë përgjatë Facebook-ut dhe ata përdorues shpërndajnë 1 miliardë rrëfime në ditë, tha Purdy.

Ai nuk harroi që të tregoi për numrin e përdoruesve mobilë teksa tregonte për historinë e platformës së këtij rrjeti.

Rrjeti shoqëror filloi shtytjen e vet për zhvillim për pajisje mobile vitin e kaluar dhe për momentin Facebook është i ndërlidhur me 80 për qind të aplikacioneve në iOS dhe 70 për qind me aplikacionet në Android. Përveç theksimit të rëndësisë së lojërave në Facebook, 25 % e përdoruesve të rrjetit social luajnë lojëra përgjatë rrjetit.

Purdy foli për atë se pse ndërmarrja së fundi bleu startupin për zhvillim Parse. Parse, që do të vazhdojë të ekzistojë si platformë iu mundëson përdoruesve që të zhvillojnë aplikacione me lehtësi për një sistem operativ, si iOS dhe pastaj ta shpërngulin me shpejtësi dhe lehtësi po atë aplikacion tek një sistem tjetër operativ, si Android. Kjo nënkupton qasje në të njëjtat aplikacione nga pajisje të ndryshme. (PCWorld Albanian)

facebook

Lajmet e fundit>