Lajmet

Përdoruesit e Firefox, përditësojnë me vonesë shfletuesin

Nov 13 2012
0 Shpërndarje
Përdoruesit e Firefox, përditësojnë me vonesë shfletuesin

Afërsisht një në katër përdorues PC-je ka versione të vjetra të shfletuesve më të popullarizuar, kurse përdoruesit e Mozilla Firefox janë më të ngadaltë në përditësimin e softuerit të tyre, sipas Kaspersky Lab.

Kjo kompani duke shikuar shfletuesit e instaluar në një mostër prej 10 milionë PC ku është instaluar antivirusi i tyre, ka gjetur se Internet Explorer ishte shfletuesi më i përdorur, me 37.8 për qind të përdoruesve, Chrome me 36.5 për qind, Firefox me 19.5 për qind, Opera 6 për qind dhe Safari më pak se 1 për qind (përdoruesit e Kaspersky janë kryesisht ata që kanë PC).

Nga 36 versionet e ndryshme të shfletuesve të instaluar, kompania vuri re se vetëm 77 për qind e përdoruesve kishin instaluar versionin më të fundit të shfletuesit të tyre.

Nga 23 % i mbetur, 14.5 për qind po përdornin një version më të vjetër (për shembull Chrome v21 ose v22 në vend të v23), kurse 8.5 për qind kishin një version shumë të vjetër (disa muaj të vjetër). Ky sondazh është bërë në muajin gusht 2012.

Chrome dhe Internet Explorer ishin më të përditësuarit, me 80 % të përditësimeve, duke bërë që përdoruesit e Firefox të mbeteshin pas, në 66 për qind.

Për t’u habitur ishte zbulimi se versione më të vjetra dhe potencialisht të cenueshme ishin gjetur në 22.7 për qind të PC-ve. (PCWorld Albanian)

Tags >

Firefox
Lajmet e fundit>