Lajmet

Përdoruesit e Flickr nuk janë aspak të kënaqur me dizajnin e ri të faqes

May 22 2013
0 Shpërndarje
Përdoruesit e Flickr nuk janë aspak të kënaqur me dizajnin e ri të faqes

Faqja e Flickr sapo është ridizajnuar, por mesa duket përdoruesit e saj nuk janë shumë të kënaqur për këtë.

Kjo shprehet edhe më tepër në komentet negative të postuara në forumin e kësaj faqeje.

Ndryshimet në organizimin e stilit dhe dizajnit të faqes kryesore dhe të faqes së fotove janë cilësuar nga përdoruesit jo shumë të këndshme. Sipas tyre përmasat shumë të mëdha të fotove vështirësojnë ndërveprimin me përdoruesit e tjerë të Flickr. Ndërkohë faqja nuk duket shumë e rregullt dhe shkakton konfuzion.

Përdoruesit janë shprehur se kompania Yahoo duhet të ofrojë të paktën opsionin e kthimit në versionin e vjetër.

Në këtë mënyrë do të jetë më e lehtë që përdoruesit të ambientohen me dizajni e ri gradualisht dhe me kalimin e kohës të gjitha ndryshimet do të jenë lehtësisht të pranueshme dhe të gjitha opsionet e reja do të përdoren në mënyrë më efektive.

Kur bëhet fjalë për uebfaqet e preferuara përdoruesit asnjëherë nuk i preferojnë ndryshimet, prandaj dihet që do të ketë pakënaqësi, megjithatë kjo mori komentesh negative tregon se Yahoo do të ketë probleme. (PCWorld Albanian)

flickr

Tags >

Flickr
Lajmet e fundit>