Lajmet

Përdoruesit e G Suite mund të zgjedhjen ku duan të ruajnë të dhënat: SHBA apo Evropë

Jul 25 2018
0 Shpërndarje
Opsioni do të jetë i disponueshëm për abonimet G Suite Business dhe Enterprise pa asnjë kosto shtesë. Përdoruesit e G Suite mund të zgjedhjen ku duan të ruajnë të dhënat: SHBA apo Evropë

Sovraniteti i të dhënave është një problem për shumë kompani të mëdha, veçanërisht në Evropë.

Deri më sot G Suite, ku përfshihen Gmail, Google Docs, Sheets dhe Slides, nuk u ka dhënë përdoruesve akses mbi vendin ku ruhen të dhënat e tyre.

Por gjatë konferencës cloud që po mban në San Francisco, kompania tha se përdoruesit e G Suite tashmë mund të zgjedhin se ku duan të ruajnë të dhënat e aplikacioneve në SHBA apo Evropë.

Opsioni do të jetë i disponueshëm për abonimet G Suite Business dhe Enterprise pa asnjë kosto shtesë.

Google gjithashtu prezantoi një mjet i cili e bën më të lehtë kalimin e të dhënave nga një rajon tek tjetri. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>