Lajmet

Përdoruesit e Gmail mund të pranojnë por jo të dërgojnë përmbajtje deri në 50 Megabajt

Mar 2 2017
0 Shpërndarje
Mund të mos jetë një problem që e përjetojmë zakonisht por të gjithë e kemi hasur të paktën njëherë. Përdoruesit e Gmail mund të pranojnë por jo të dërgojnë përmbajtje deri në 50 Megabajt

Dikush u dërgon një e-mail me një pdf apo foto dhe ju e kërkoni kudo, në çdo folder të postës elektronike për të mos e gjetur. Arsyeja? Përmbajtja mund të ketë tejkaluar limtet e madhësisë.

Duke filluar nga dita e sotme Google tha se do të dyfishojë kapacitetin e skedarëve që mund të pranohen në Gmail nga 25 megabajt në 50 megabajt. Sigurisht ka forma të tjera për të dërguar skedarë të kësaj madhësie.

Megjithatë Google citon se përdoruesit ende nuk mund të dërgojnë skedarë me madhësi mbi 25 megabajt. Prandaj u duhet të përdorin Google Drive për këtë metodë.

Është shumë e lehtë: Mjafton të klikoni ikonën e Google Drive ndërkohë që po shkruani një e-mail të ri dhe pëzgjidhni skedarët që doni të dërgoni.

Arsyeja pse Google nuk e lejon dërgimin por vetëm pranimin e skedarëve më të mëdhenj se 25 Megabajt? Së pari e-mail-i nuk është i sigurtë. Së dytë skedarët e mëdhenj mund të mbingarkojnë serverat. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>