Lajmet

Përdoruesit e iPhone dhe iPad mund të “porosisin” aplikacionet e ardhshme në App Store

Dec 12 2017
0 Shpërndarje
Përdoruesit janë të lirë të anulojnë “porositë” e tyre përpara datës së debutimit të aplikacionit. Përdoruesit e iPhone dhe iPad mund të “porosisin” aplikacionet e ardhshme në App Store Photo Source: Apple

Nga dita e sotme përdoruesit e pajisjeve iOS do të mund të regjistrohen për aplikacionet e ardhshme, një veçori bazike e disponueshme në Android por që ka munguar në App Store.

Aplikacionet e ardhshme do të mund të listohen në App Store deri në 90 ditë përpara debutimit. Kjo rregullore aplikohet për aplikacionet e reja dhe jo përditësimet.

Sapo aplikacioni të debutoi ai do të shkarkohet automatikisht në pajisjen e atyre përdoruesve që kanë klikuar butonin “Pre-Order.”

Përdoruesit janë të lirë të anulojnë “porositë” e tyre përpara datës së debutimit të aplikacionit.

Ndryshimi vjen një vit pasi Apple lejoi përdoruesit të regjistrohen dhe njofton kur një aplikacion i ri është i disponueshëm në App Store dhe Super Mario Run ishte i pari. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>