Blog

Përdoruesit e iPhone kanë shpenzuar 14 miliard dollar riparime që nga 2007

Jun 28 2017
0 Shpërndarje
Raporti tregonte se të paktën gjysma e përdoruesve të iPhone kanë thyer ekranin e telefonit edhe pse kishin aplikuar masa mbrojtëse si këllëfë apo xham mbrojtës. Përdoruesit e iPhone kanë shpenzuar 14 miliard dollar riparime që nga 2007

Nëse po kërkoni një telefon rezistent ndaj dëmtimeve dhe keqfunksionimeve, iPhone mund të mos jetë opsioni më i mirë.

Që nga dalja në shitje e modelit të parë janë shpenzuar miliard dollar riparime. Zyrtarisht sot janë bërë 10 vite që kur iPhone i parë u prezantua në tregun e konsumatorëve.

Ndërsa hardueri ka ndryshuar, kostot e riparimit ngelen njësoj të larta. Krahasuar me modelet e kaluara telefoni është bërë më rezistent por përdoruesit kanë shpenzuar plot 14 miliard dollar në riparime dhe zëvendësime pjesësh që nga 2007-ta sipas një raporti të SquareTrade.

Raporti tregonte se të paktën gjysma e përdoruesve të iPhone kanë thyer ekranin e telefonit edhe pse kishin aplikuar masa mbrojtëse si këllëfë apo xham mbrojtës.

Gjithashtu 43% e pronarëve të një iPhone të cilët përdornin më shumë bicikleta, transport publik apo ecnin në këmbë ishte më të prirur të dëmtonin telefonin e tyre.

Atyre u ngelej të zgjidhnin mes ripairmit të një dyqan Apple ose në një palë të tretë. Sikur të zgjidhnin këtë të fundit do të përballeshin me probleme të tjera nisur nga kufizimet që imponon Apple.

Përtej kësaj ajo që nuk është lëkundur është besueshmëria dhe besnikëria ndaj Apple. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>