Lajmet

Përdoruesit e iPhone mashtrohen nga një ransomware

Mar 30 2017
0 Shpërndarje
Një lajmërim në ekranin e telefonit, akuzonte përdoruesin për qasje në pornografi ilegale dhe muzikë të pirateruar. Përdoruesit e iPhone mashtrohen nga një ransomware Photo Source: Getty Images

Apple dërgoi një përditësim sigurie pas disa raportimeve për sulme nga “ransomware” ku hakerash kërkonin para për të zhbllokuar shfletuesin e telefonit.

Një lajmërim në ekranin e telefonit, akuzonte përdoruesin për qasje në pornografi ilegale dhe muzikë të pirateruar.

Ky lajmërim ishte thjesht një “ransomware” dhe pastrimi i depos së shfletuesit mjaftonte për të rikthyer akses të plotë.
Ransomware bazohej në JavaScript, një kod i implementuar gjerësisht nga shumë uebsajte. Hakerat kërkonin 100 dollar në formë karte dhuratë në iTunes u shpreh firma e sigurisë Lookout.

“…sulmi në të vërtetë nuk enkripton të dhënat e as nuk i mban peng,” shkruan hulumtuesit e sigurisë.

“Qëllimi i tij ishte frikësimi i viktimës në mënyrë që ato të paguanin për të zhbllokuar shfletuesin dhe rikthyer të dhënat.” /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>