Lajmet

Përdoruesit e iPhone raportojnë probleme me iOS 6.1

Feb 9 2013
0 Shpërndarje
Përdoruesit e iPhone raportojnë probleme me iOS 6.1

iOS 6.1Nëse ende nuk e keni bërë, duhet të ndaloni së përditësuari iPhone-nin tuaj në iOS 6.1 për pak kohë. Janë duke u paraqitur disa raportime nga një numër i përdoruesve të cilët kanë përditësuar iPhone-ët e tyre dhe pastaj befas filluan të kenë probleme me baterinë, si nxehje e madhe dhe shkarkim më të shpejtë.

Shumë raporte për shkarkim të shpejtë dhe të papritur të baterisë dhe të paktën një rast nxehjeje i saj janë paraqitur në Komunitetet për Mbështetje të Apple, që kur doli versioni i fundit i sistemit iOS më 28 janar. Një shkak i mundshëm (në mesin e shumë mundësive) është një problem me qasjen mes Apple Mail dhe Microsoft Exchange, ashtu siç raporton ZDnet.

Derisa vrima të rregullohet, përdoruesit e korporatave janë të këshilluar që të mos kalojnë në iOS 6.1. Për përdoruesit që tashmë kanë kryer përditësimin , nuk ka ndonjë mënyrë për të kaluar në versionin e mëparshëm. Administratorët e IT-së nuk kanë kontroll kur përdoruesit e tyre kryejnë këto përditësime, kështu që shumë prej tyre kanë përdorur bllokimin e iOS 6.1 nga qasja e “Exchange” si një zgjidhje e përkohshme për të parandaluar problemet për çdokënd tjetër.

Por ky, siç duket nuk është problemi i vetëm me përditësimin. Në Evropë, operatori Vodaphone u dërgoi një mesazh abonuesve që të mos kalojnë në iOS 6.1.

Jemi të vetëdijshëm për një problem të shkaktuar nga pajisjet iPhone 4s të Apple që kanë kaluar në ioS 6.1. i cili ndikon funksionimin në 3G.

Disa përdorues nganjëherë mund të përjetojnë vështirësi në lidhjen me rrjetin për të bërë ose pranuar thirrje ose mesazhe ose të lidhen në internet. Apple është duke punuar për zgjidhjen e problemit. Këto probleme me lidhjen janë të përkohshme.

Nëse jeni duke pasur probleme me iOS, ndihma mund të jetë duke ardhur nga versioni beta i iOS 6.1.1 i cili tashmë është në duart e zhvilluesve, pamvarësisht se nuk është shumë e sigurtë nëse adreson apo jo problemet e mësipërme. Apple, përsëri  nuk ka pranuar që këto probleme ekzistojnë. (PC World Albanian)

Tags >

iOS 6
Lajmet e fundit>