Lajmet

Përdoruesit e MegaUpload duan të padisin FBI-në

Jan 27 2012
0 Shpërndarje
Përdoruesit e MegaUpload duan të padisin FBI-në

Sidoqoftë, qindra mijëra, mbase miliona njerëz e kanë përdorur faqen për të shkëmbyer të dhëna, dokumente punuese apo përmbledhje të videove personale.

Këto ditë, këta njerëz ende janë të pasigurt nëse atyre ndonjëherë do t’u kthehen të dhënat e tyre që iu përkasin.

Në një përgjigjie, uebfaqja e “partive të piratëve” ka filluar të bëjë një listë të të gjithë njerëzve të prekur nga bastisjet dhe ata janë duke planifikuar që të ngrisin një padi zyrtare kundër autoriteteve amerikane.

“Dëmi i i përhapur i shkaktuar nga mbyllja e befasishme e Megaupload është e paarsyetueshme dhe tërësisht e tepruar për synimin e nisur,” lajmëruan ata.

“Për këtë arsye Piratët e Katalonisë, në bashkëpunim me Partitë Ndërkombëtare të Piratëve dhe Parti të tjera të Piratëve, kanë filluar t’i investojnë këto shkelje të ligjit dhe do të ndihmojnë paraqitjen e ankimeve kundër autoriteteve të Sh.B. në aq shumë shtete sa është  e mundur, për të siguruar një rezultat të vetëm dhe pozitiv.”

“Kjo nismë është një pikë nisëse për përdoruesit e ligjshëm të internetit për të ndihmuar mbrojtjen e vetvetes së tyre nga abuzimet ligjore nga ata që duan që ashpërsisht të largojnë materiale kulturore për përfitime të tyre financiare.”/pcworldalbanian

Tags >

torrent
Lajmet e fundit>