Harduer

Përdoruesit e Nexus 6P raportojnë rënie të ndjeshme të jetëgjatësisë së baterisë

Dec 21 2016
0 Shpërndarje
Përdoruesit e Nexus 6P raportojnë rënie të ndjeshme të jetëgjatësisë së baterisë

androud-nougat-7-0-on-nexus-6p-100676519-largeNjë prej arsyeve kryesore pse duhet të blinit një telefon Nexus ka qenë premtimi i përditësimeve të shpejta nga Google në versionet më të fundit Android.

Por Nougat nuk ka qenë pika e fortë e Nexus 6P përdoruesit e të cilit po raportojnë rënie të jetëgjatësisë baterisë pas përditësimit në Android 7.0.

Madje edhe me përditësimin Android 7.1 asgjë nuk ka ndryshuar. Në një raport të detajuar thuhet se përdoruesit kanë publikuar qindra postime në forumet e Google me një ankesë të përbashkët: jetëgjatësia e baterisë e cila për një moment nga 15% shkon në 0% në pak sekonda.

Disa përdoruesit kanë raportuar se telefoni fikej nganjëherë papritmas edhe kur është në 50% të kapacitetit. Deri në këto moment ajo që ka rënë në sy ka qenë heshtja e Google. Thuhet se përditësimi 7.1.1 e ka zgjidhur problemin por nuk ka prova të mjaftueshme që e konfirmojnë këtë.

Ne besojmë se shqetësimi kryesor i yni duhet të jetë siguria e konsumatorëve. Rëndësinë e kësaj na e provoi mësë miri askush tjetër veç Samsung dhe Galaxy Note 7-ta. (PCWorld Albanian)

Tags >

Nexus 6P
Lajmet e fundit>