Blog

Përdoruesit e një telefoni Samsung Galaxy Note të palëkundur

Aug 24 2017
0 Shpërndarje
Megjithatë sipas anketave të realizuara nga Creative Strategies dhe SurveyMoneky, konsumatorët e Samsung janë të palëkundur pavarësisht ngjarjeve që morën jetë vitin e kaluar. Përdoruesit e një telefoni Samsung Galaxy Note të palëkundur Photo Source: Samsung

10 muaj pasi Samsung tërhoqi nga tregu Galaxy Note 7-ën nisur nga problemet me bateritë të cilat kapeshin në flakë papritur, kompania prezantoi ditën e djeshme pasardhësin.

Galaxy Note 8 ndan shumë karakteristika me Galaxy S8-ën i cili u prezantua në Prill por me një ekran më të madh, një laps stylus dhe një kamër me dy sensorë.

Prodhuesi Koreano-Jugor ka ende kohë të provojë se ka bërë një punë të mirë me Note 8-ën pavarësisht problemeve që hasi me paraardhësin. Çdo problem këtë vit do të rezultonte katastrofik për imazhin e kompanisë dhe besimin e konsumatorëve.

Megjithatë sipas anketave të realizuara nga Creative Strategies dhe SurveyMonkey, konsumatorët e Samsung janë të palëkundur pavarësisht ngjarjeve që morën jetë vitin e kaluar.

Mbi 80% konsumatorëve të Samsung Note shprehen të gatshëm të blejnë Note 8-ën. Ndërsa 63% e atyre që kanë patur një Note 7 janë të gatshëm të blejnë Note 8-ën. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>