Lajmet

Përdoruesit e Pinterest mund të përdorin “pinch-to-zoom” për të parë në detaje fotot

Aug 18 2017
0 Shpërndarje
Qëllimi kryesor i Pinterest është të shtyjë përdoruesin drejti një momenti inspirimi ku mund të lind një ide e frymëzuar nga Pinterest. Përdoruesit e Pinterest mund të përdorin “pinch-to-zoom” për të parë në detaje fotot

Përdoruesit e rrjetit social Pinterest mund të përdorin gjestin me dy gishta mbi ekranin e telefonit për të zmadhuar ose zvogëluar një foto njohur ndryshe edhe si “pinch-to-zoom.”

Një veçori e disponueshme edhe në Instagram, Pinterest ka shtuar përpjekjet për të sjellur foto dhe video të cilësisë së lartë në platformën e saj dhe mangësia e disa veçorive kaq bazike kanë shërbyer si pengesë për zhvillimin e mëtejshëm të produktit.

Ndërsa kompania shton fokusin e saj në platforma mobile dhe strategjinë e zbulimit të përmbajtjeve interesante bazuar në foto, përdoruesit do të shohin veçoritë të platformave rivale si Instagram të shfaqen edhe në Pinterest.

Qëllimi kryesor i Pinterest është të shtyjë përdoruesin drejti një momenti inspirimi ku mund të lind një ide e frymëzuar nga Pinterest. Ai mund të jetë një produkt, aplikacion apo çfarëdo gjëje tjetër frymëzuar nga ajo që kanë parë në platformë.

Nëse Pinterest arrin ta bëjë këtë mund tu shfaqet reklamuesve si një platformë inovative ku përdoruesit e saj sillen ndryshe nga sa kanë parë në Facebook apo Snapchat.

Zmadhimi i fotove krijon hapësira për të hyrë në detaje dhe parë me kujdes çdo produkt. /PCWorld Albanian

Tags >

pinterest
Lajmet e fundit>