Biznes

Përdoruesit e rrjeteve sociale janë duke dështuar në vetëmbrojtje

Aug 28 2009
0 Shpërndarje
Përdoruesit e rrjeteve sociale janë duke dështuar në vetëmbrojtje

Sipas një studimi nga AVG dhe CMO Council, ky është rreziku të cilin pranon ta përballojë përdoruesi i zakonshëm i  rrjeteve sociale duke dështuar të performojë masa bazë të sigurisë.

Studimi ka marrë në pyetje një mostër prej 250 konsumatorëve të ndryshëm. Sipas rezultateve të votimit, 86% e tyre merrnin pjesë në një rrjet social gjatë qëndrimit në punë ose në shtëpi. Pothuajse gjysma e personave të marrë në pyetje kanë thënë se kanë viktima të sulmeve me malware, 55% kanë qenë viktima të sulmeve peshkuese dhe afërisht 20% kanë përjetuar vjedhjen e identitetit.

Pavarësisht eksperiencës së kaluar, më pak se një e treta prej tyre kanë ndryshuar fjalëkalimet brenda një periudhe të caktuar, gjersa 57% kanë deklaruar lënien anash ose nuk kanë prekur fare të dhënat e sigurisë.

“Fakti që përdoruesit kuptojnë rrezikun dhe prapëseprapë janë duke dështuar të ndërmarrin hapat bazë për të mbrojtur veten, paraqet një sfidë interesante për kompani si AVG, të cilat janë duke punuar për të krijuar një komunitet më të sigurt në internet” tha Siobhan MacDermott, udhëheqës i Politikës së Privatësisë, Komunikimeve të Korporatës dhe Marrëdhëniet e Investitorëve pranë AVG Technologies.

Lajmet e fundit>