Vëzhgim

Përdoruesit e rrjetit Facebook marrin më shumë se që japin

Feb 4 2012
0 Shpërndarje
Përdoruesit e rrjetit Facebook marrin më shumë se që japin

Prapa gjithë kësaj qëndron një grup relativisht i vogël i përdoruesve të fuqishëm të cilët bëjnë më shumë se sa vetëm etiketime, pëlqime dhe ngarkime. Raporti nga Qendra Hulumtuese e Internetit Pew dhe Projekti për Jetën Amerikane vjen dy ditë pasi që Facebook paraqiti aksionet publike prej 5 milionë dollarve që eventualisht do ta bënin ndërmarrjen të çmueshme prej 100 miliardë dollarëve.

Çelësi për këtë vlerësim kaq të lartë do të jetë mundësia e rrjetit Facebook për t’i bindur reklamuesit që ata mund të bëjnë para nga miliarda lidhje dhe ndërlidhje në të cilat marrin pjesë njerëzit në faqen e vet dhe përtej kësaj faqeje. Megjithëse gjetjet e bëra nga Pew nuk e adresojnë anën komerciale të veprimtarive të njerëzve, ata shpërndajnë dritë të rëndësishme në atë se si njerëzit e përdorin faqen dhe çfarë marrin nga ajo.

Studimi është si produkt i analizave të bëra nga Pew të aktiviteteve të bëra në nëntorin e vitit 2010. Studimi u bë kur 269 përdorues i dhanë leje kësaj qendre hulumtuese leje për t’i përdorur të dhënat e tyre si mostër eksperimentuese./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>