Softuer

Përdoruesit e Snapchat mund të shtojnë lidhje në Snap-et e publikuara

Jul 6 2017
0 Shpërndarje
Për tu qasur në këtë funksion, një përdorues klikon ikonën paperclip përpara se të dërgojë Snap-in e tij tek miqtë apo ta publikojë. Përdoruesit e Snapchat mund të shtojnë lidhje në Snap-et e publikuara

Përdoruesit e Snapchat tashmë mund të lidhin snapet e tyre me uebsajte të jashtme falë një funksioni të ri quajtur Paperclip.

Për tu qasur në këtë funksion, një përdorues klikon ikonën Paperclip përpara se të dërgojë Snap-in e tij tek miqtë apo ta publikojë.

Ky funksionalitet do të jetë i disponueshëm duke filluar nga dita e sotme. Lidhjet mund të përdoren për të promovuar projekte personale dhe inkurajuar njerëzit të ndërtojnë një profil të tyre në Snapchat.

Paperclip mund të përdoret edhe për lidhjet “affiliate,” që do të thotë se përdoruesit fitojnë para nëse produkti shitet. Teknikisht Snapchat nuk lejon përdorimin e produkteve të saj për qëllime komerciale pa dijeni e saj të drejtpëdrejtë.

Megjithatë mbetet për tu parë sesi do e menaxhojë këtë situatë. Paperclip është goditja e radhës ndaj Instagram ndërsa Snapchat përpiqet të diferencohet nga një prej rivalëve më të ashpër të saj. /PCWorld Albanian

Tags >

Snapchat
Lajmet e fundit>