Harduer

Përdoruesit e telefonëve Google Pixel raportojnë fikje të papritur të telefonit

Dec 28 2016
0 Shpërndarje
Përdoruesit e telefonëve Google Pixel raportojnë fikje të papritur të telefonit

cof

Mesa duket disa telefonë Pixel janë prekur nga “sëmundja” e cila ka munduar përdoruesit e telefonëve Nexus 6P prej muajsh. Një numër i pacaktuar telefonësh Pixel fiken pasi bateri e tyre arrin në 25-35%.

Edhe pse Nexus 6P mori përditësimin Nougat, asgjë nuk duket se ka ndryshuar. Përtej fikjes së telefonit në 30%, Nexus 6P kishte edhe probleme të tjera. Huawei ka mohuar çdo problem të mundshëm të harduerit duke thënë se kjo ka të bëjë me Android Marshmallow.

Huawei hapi një hetim të hollësishëm mbi ngjarjen pavarësisht se akoma nuk ka dhënë asnjë provë konkrete që implikon Google. Ishte muaji Tetor kur Google prezantoi telefonin e parë të kompanisë, një paisje premium me një çmim goxha të lartë.

Me Samsung i vendosur për të rifituar besimin e konsumatorëve pas dështimit të Note 7-tës, vetëm për hir të këtij fakti Google duhet ta adresojë këtë problem madhor. A është prekur telefoni juaj Nexus ose Pixel nga kjo ndodhi? Na shkruani në fushën e komenteve. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>