Biznes

Përdoruesit e Twitter-it që nuk klikojnë reklamat po ulin fitimet e këtij rrjeti social

Aug 5 2014
0 Shpërndarje
Përdoruesit e Twitter-it që nuk klikojnë reklamat po ulin fitimet e këtij rrjeti social

BN-DY222_0801tw_F_20140801140530Kompania Twitter ka raportuar se të ardhurat e saj u dyfishuan dhe se rritja e përdoruesve është një shenjë pozitive për themeluesit, që mendojnë se tashmë popullariteti i këtij rrjeti social ka arritur kulmin. Por një lajm në internet pasqyroi një tendencë te re, është rritur numri i përdoruesve që nuk shohin apo klikojnë reklamat (ads) dhe është pakësuar numri i përdoruesve aktivë që i kushtojnë vëmendje atyre. Nga 271 milionë përdorues të rezultuar nga numërimi i fundit, bërë nga kompania Twitter, rezultoi që 14% e tyre asnjëherë nuk hynë direkt në uebsite-in e Twitter-it apo në aplikacionin përkatës në smartfonët e tyre, vendet e vetme ku Twitter shfaq reklama. Në vend të këtyre ata përdorin aplikacione të shumta të palës së tretë që iu mundësojnë përdoruesve të përdorin Twitter.

Këta janë përdorues të cilët lexojnë “tweets” në Flipboard, shpërndajnë foto në Twitter nëpërmjet Instagram-it, ose bëjnë “tweet” njoftime direkt nga faqet e tjera online. Por ata kurrë nuk logohen direkt në Twitter.com ose në aplikacionin në smartfonët e tyre, kështu që ata nuk shohin apo klikojnë reklama(ads). Njerëz të tjerë që shfaqen si përdorues aktivë nuk bashkëveprojnë direkt me Twitter, por me disa aplikacione të cilat marrin të dhëna nga uebfaqja e Twitter-it edhe nëse përdoruesi nuk është duke i përdorur këto aplikacione. Analistët e shumtë ngrenë me të drejtë pyetjen se çdo të ndodhë nëse ky numër prej 14% rritet akoma më shumë.

Verën e kaluar gjatë një paraqitje publike përfaqësuesit e Twitter-it thanë se pritet të bjerë numri i përdoruesve të palës së tretë vitin e ardhshëm, por në të vërtetë sot numri i këtyre përdoruesve ka kaluar numrin e përdoruesve të rregullt të Twitter-it nga të cilët mund të fitohen para. Një analist tjetër Richard Greenfild tha: “Unë nuk kam një ide të qartë se si ata (themeluesit e Twitter) mund të fitojnë para nga dikush që është duke postuar nga Instagram. Twitter pohoi se 271 milionë përdoruesit e tij kanë pësuar një rritje prej 6.3% brenda një tremujori, por ndërkohë dhe numri i përdoruesve si palë e tretë, nga të cilët nuk merren të ardhura, ka pësuar një rritje prej 25%. Twitter ka fitime të mëdha nga reklamat, por tashmë duhet të gjejë një mënyrë për ti paraqitur këto reklama dhe tek përdoruesit e palës së tretë që ti rrisë akoma më shumë fitimet e tij. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>