Lajmet

Përdoruesit e Twitterit tani mund të identifikojnë ndjekësit e rremë

Dec 7 2012
0 Shpërndarje
Përdoruesit e Twitterit tani mund të identifikojnë ndjekësit e rremë

Përdoruesit e Twitter-it që janë të interesuar në gjetjen e numrit të ndjekësve të rremë tani mund ta përdorin një mjet pa pagesë për të ndihmuar ata në hetimin e tyre.

Një ndërmarrje analitike për media shoqërore, Socialbakers është duke e ofruar veglën Fakefollowers, që është pa pagesë për të cilën ndërmarrja thotë që do të përcaktojë se cila përqindje e përdoruesve janë të rremë, jo aktivë ose të mirë. Fakefollowers është një çimkë për të përdorur.

Ju thjesht shkruani emrin e llogarisë suaj të Twitter-it dhe klikoni butonin “check”.

Përpara se ta bëni këtë, ju duhet të zgjidhni nëse dëshironi të ndiqni Socialbakers në Twitter. Ju e bëni këtë gjë duke e zgjedhur ose duke mos e zgjedhur një kuti poshtë fushës “check my account”.

Vlera e nënkuptuar për kutinë është “follow”. Pas klikimit të butonit check, ju do të dërgoheni tek një ekran që ju informon se çfarë aplikacioni do të jetë në gjendje të bëjë nëse e autorizoni atë që t’i qaset llogarisë suaj.

Për shembull, ai do të jetë në gjendje që të lexojë cicërimat nga kohështrirja juaj, të shihni se kush ju ndjek dhe të ndiqni njerëz të rinj, të përditësoni një profil dhe të postoni cicërima.

Aplikacioni nuk do të jetë në gjendje që të ju dërgojë porosi të drejtpërdrejtë ose të shihni fjalëkalimin tuaj në Twitter.

Pas autorizimit të Fakefollowers për të pasur qasje në llogarinë tuaj në Twitter, ai do të ju paraqes statistikat në ndjekësit tuaj, sa janë të rremë ose të zbrazët, jo aktivë ose mirë.

Sipas Socialbakers, nëse nga 0 deri 20 për qind të ndjekësve të juaj janë të rremë, llogaria juaj është e qëndrueshme dhe nuk keni përse të brengoseni.

Nëse ndjekësit tuaj të rremë ose të zbrazët përbëjnë 20-50 për qind të ndjekësve tuaj, duhet të jetë kjo gjë si paralajmërim. 

Sidoqoftë, nëse keni një numër të madh të ndjekësve, të kesh pikë në këtë mes është e pritshme.

Nëse ndjekësit tuaj të rremë ose të zbrazët përbëjnë 50-70 për qind, atëherë është një shenjë për shqetësim dhe nëse keni më tepër se 70 për qind të ndjekësve të këtillë mund të tregojë që llogaria juaj është komprometuar dhe mund të jetë koha që të krijoni një llogari të re. (PC World Albanian)

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>