Lajmet

Përdoruesit e WhatsApp seriozisht të rrezikuar nga përgjimi thonë hulumtuesit

Jan 13 2017
0 Shpërndarje
Disa mesazhe të dërguar nëpërmjet WhatsApp mund të përgjohen për shkak një problemi në enkriptimin e aplikacionit është përfundimi i një hulumtimi. Përdoruesit e WhatsApp seriozisht të rrezikuar nga përgjimi thonë hulumtuesit

Problemi fillon në mënyrën sesi WhatsApp enkripton mesazhet e dërguara në shërbimin e saj. Eksperti i sigurisë Tomas Boetlter tha se përgjimi ishte i mundur në rrethanat kur çelësat e enkriptimit duhet të rivendosen.

Boelter tha se kishte informuar rrjetin social Facebook rreth problemit në Prill të 2016-tës dhe që atëherë nuk ishte implementuar asnjë zgjidhje.

Kodim i gabuar

Rreziku shfaqet kur çelësat e enkriptimit të përdorur për sigurinë e mesazheve duhet të rivendosen dhe ridërgohen. Sipas Boelter në disa rrethana sulmuesit mund të sillen si marrësi i mesazhit duke detyruar WhatsApp të rivendosë çelësat e sigurisë.

Manipulimi i sistemit në këtë formë lejon sulmuesit të përgjojnë dhe lexojnë mesazhet. Megjithatë një sinjal i mirë erdhi nga kriptografi Frederic Jacobs i cili tha se të gjithë ata që kanë frikë se mos bien viktimë mund të ndryshojë konfigurimin e aplikacionit në mënyrë që ti paralajmërojë kur çelësat e enktriptimit po ndryshohen.

Në një qëndrim zyrtar, WhatsApp shpjegoi disa rrethana kur çelësat e enkriptimit janë subjekt ndryshimesh. “Shkaku kryesor i ndryshimit të çelësave është ndryshimi i telefonit apo riinstalimi i WhatsApp.

Duke qenë se në pjesë të ndryshme të botës njerëzit ndryshojnë telefonët dhe kartat SIM vazhdimisht, ne duam të sigurohemi se mesazhet dërgohen dhe nuk humbasin në tranzit,” shpjegoi Whatsapp. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>