Softuer

Përdoruesit e Yahoo fitojnë qasje më të zgjeruar në Facebook

Jun 7 2010
0 Shpërndarje
Përdoruesit e Yahoo fitojnë qasje më të zgjeruar në Facebook

Duke filluar prej ditës së hënë, llogaritë e Yahoo dhe Facebook do të mund të ndërlidhen edhe më gjerë mes vete, duke lejuar që përdoruesit e Yahoo për shembull, të kenë një rubrikë për furnizim me lajme nga Facebook, të vendosur në faqen e tyre kryesore apo në postë.

Integrimi shtesë do të bëjë gjithashtu edhe lehtësim për shkëmbimin e aktivitetet të performuara në faqet e Yahoo-së, siç janë fotot e ngarkuara përmes Yahoo Flickr, përgjatë Facebook. Zgjerimi është bërë i ditur nga Yahoo gjatë ditës së diel.

Veçoritë e reja janë në kundërshtim me tentimet e Yahoo-së për t’u kyçur në vallen e rrjetit të popullarizuar social dhe për të mbajtur përdoruesit larg faqeve të nxehta si Facebook, ku kjo e fundit ka arritur në gati 400 milion përdorues.

Yahoo ka thënë se do të riemërojë profilet e Yahoo, të cilat janë një qendër për menaxhimin e profileve të përdoruesve dhe të aktiviteteve të tyre, në Yahoo Pulse, si dhe do të ndryshojë të dhënat për t’i bërë veçoritë e privatësisë më të lehta për përdorim.

Lajmet e fundit>