Analiza

Përdoruesit e Yahoo përdorin më shumë energji se ata të Gmail

Jun 17 2012
0 Shpërndarje
Përdoruesit e Yahoo përdorin më shumë energji se ata të Gmail

Ja disa të dhëna interesante nga nisma softuerike për energji Opower: njerëzit që përdorin emailin në Yahoo shpenzojnë rreth 110 dollarë më shumë në vit për elektricitet – ose 11 përqind më shumë – se sa përdoruesit e Gmail. Cila është arsyeja? Opower thotë se përdoruesit e Yahoo Mail siç duket banojnë në shtëpi më të mëdha dhe mëtojnë të përdorin më tepër energji për metër katror.

Përdoruesit e Gmail në anën tjetër më së shpeshti jetojnë në qytete ku vendet e banimit janë më të vogla. Për më tepër, përdoruesit e Gmail poashtu dëshirojnë të kursejnë energjinë për dallim nga përdoruesit e Yahoo, thotë Opower.

Nëse i shikoni disa të dhëna demografike të bëra gjatë viteve, duke krahasuar përdoruesit e Yahoo me ata të Gmail mund të vërehen disa trende interesante. Ngjashëm sipas kësaj të dhëne nga Hunch gjatë vitit të kaluar, përdoruesit e Gmail rrallë kanë fëmijë, mëtojnë të jenë më të edukuar dhe adaptohen shumë shpejt me Internetin për dallim nga përdoruesit e Yahoo. Të gjitha këto do të mund të kishin si rrjedhojë përdorim më të vogël të elektricitetit dhe një ndryshim më të madh të në kryerjen e analizave për energji.

Opower për të arritur në këto të dhëna, përdori 2.8 miliona shtëpi dhe zgjodhi përdoruesit e Yahoo dhe Gmail sepse ata përbënin numrin më të madh të përdoruesve. Opower zhvillon softuer dhe statistika për t’jua mundësuar veglave që të lidhen me konsumatorët e tyre dhe t’i bëjnë ata të reduktojnë konsumin e energjisë për rreth 2 përqind. (PCWorld Albanian)

Të dhënat demografike mund ti shihni këtu.

Lajmet e fundit>