Lajmet

Përdoruesit Facebook-ut nuk e pëlqejnë aplikacionin ri për mesazhet

Aug 12 2014
0 Shpërndarje
Përdoruesit Facebook-ut nuk e pëlqejnë aplikacionin ri për mesazhet

95b40070e90061366fa9fd1097d688900bee7da8Aplikacioni i ri i Facebook-ut mund të jetë një gabim i madh për këtë kompani. Gjigandi i rrjetit social lajmëroi në korrik se do ta ndante opsionin e mesazheve nga aplikacioni zyrtar i Facebook-ut duke i pyetur përdoruesit nëse donin të shkarkonin një aplikacion tjetër posaçërisht për mesazhet.

Por ky ndryshim nuk është pritur fare mirë nga përdoruesit të cilët kanë shprehur pakënaqësi. Që nga mëngjesi i së hënës aplikacioni Messenger ka marrë 17,644 rankime me 1 yll, ndërkohë që yjet e mundshëm janë 5. Shumica e tyre shprehen se janë ndjerë të detyruar ta shkarkojnë këtë aplikacion.

Pasi Foursquare u kritikua për zhvendosjen e opsionit check-in në një aplikacion të ri, menaxheri i Facebook, David E. Weekly, shkroi një postim në një blog ku shprehej se aplikacioni i ri i Facebook nuk do të kishte probleme të tilla. Gjithsesi rankimet në App Store treguan të kundërtën.

“Ky aplikacion i detyron të gjithë njerëzit që përdorin Facebook ta shkarkojnë atë duke i bllokuar përdoruesit të kthejnë mesazhe derisa ta shkarkojnë aplikacionin”, ka thënë një nga përdoruesit në komentin e tij. Nuk e dimë nëse Facebook do ti marri parasysh këto komente, por një gjë e dimë me siguri: Përdoruesve nuk u pëlqen fare ky aplikacion! (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>