Lajmet

Përdoruesit mobilë përdorin më tepër të dhëna

Apr 22 2013
0 Shpërndarje
Përdoruesit mobilë përdorin më tepër të dhëna

Sipas një studimi të bërë nga PriceWaterhouseCoopers, përdoruesit mobilë në Amerikën Veriore janë duke përdorur mjaft shumë e-mailin, dërgimin e porosive, ose duke përdorur rrjetet shoqërore me një ritëm të shpejtë.

Abonentë me pagesë, që bëjnë pagimin e një fature të rregullt për shërbimet mobile në fund të çdo muaji, shpenzojnë mesatarisht 673 minuta në muaj duke folur në telefon deri më 30 qershor 2012.

Kjo pësoi rënie nga 714 minuta në muaj sa ishte një vit më parë, ndërsa sipas këtij studimi të lëshuar gjatë ditës së premte, të dhënat e të njëjtëve abonentë mujorë u rritën nga 548 MB në 694 MB.

Konsumatorët e vetëdijshëm për çmimet që më në fund janë duke iu bashkuar revolucionit mobil që është ndoshta një arsye për rënien në minutat e të folurit, tha PwC, por shërbimet me të dhëna në rritje.

Konsumatorët, që përdorin rrjete të reja më të shpejta, janë duke konsumuar 700 për qind më tepër të dhëna se sa abonenti mesatar. Përdoruesi mesatar i të ashtuquajturave rrjete të broadbendit mobil përdorën rreth 4.8 GB të dhëna në muaj deri në qershorin e vitit 2012, që paraqet një rritje për rreth 3.6 GB në krahasim me qershorin e vitit 2011.

Smartfonët janë porta të këtyre traditave të reja mobile për shumë konsumatorë. Në qershorin e vitit 2012, 56 për qind e abonentëve me pagesë kishin smartfonë, në krahasim me 39 për qind sa ishte një vit më parë, raportoi PwC.

Tabletët po ashtu janë duke kryer një rol të rëndësishëm sa i përket kësaj. Mesatarisht, numri i lidhjeve me tablet në rrjetet mobile u rritën pothuajse me 43 për qind nga viti 2011 në vitin 2012. (PCWorld Albanian)

email

Tags >

email
Lajmet e fundit>