Lajmet

Përdoruesit preferojnë më tepër të logohen nëpërmjet Facebook-ut sesa të krijojnë llogari të reja

Nov 3 2013
0 Shpërndarje
Përdoruesit preferojnë më tepër të logohen nëpërmjet Facebook-ut sesa të krijojnë llogari të reja

connect-with-facebook-button-650x0Në qoftë se navigoni për një kohë të gjatë në internet do të jetë e nevojshme që vazhdimisht të regjistroheni ose të logoheni në platforma ose faqe të ndryshme.

Për të shmangur procesin e regjistrimit të vazhdueshëm shumë prej nesh po përzgjedhin gjithnjë e më tepër opsionin “Sign up with Facebook”.

Sipas platformës së angazhimit të konsumatorëve Gigya, një pjesë e mirë e përdoruesve në internet preferojnë të lidhin llogaritë e reja në uebfaqet e ndryshme me llogarinë e tyre në Facebook të cilën e përdorin rregullisht.

Gigya ofron shërbime të logimit nëpërmjet mediave sociale ndaj markave të fuqishme si Nike, Pepsi dhe NFL. Të dhënat që kompania ka publikuar së fundmi bazohen në sjelljen e përdoruesve të klientëve të saj.

Në bazë të statistikave të 700 logineve gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, kompania mundi të shohë qartësisht se si konsumatorët i përdorin profilet e tyre në varësi të aplikacionit apo uebfaqes që vizitojnë.

gigya-social-login-chart-363x373Përsa i përket medias sociale të preferuar, rezultatet kanë treguar se regjistrimet (sign-up) nëpërmjet Facebook dominojnë me 52%.

Kjo ishte e pritshme, por ajo që mund t’iu surprizojë është fakti që po vihet re një rritje e numrit të regjistrimeve nëpërmjet llogarive në Yahoo dhe Google+ (përkatësisht 24% dhe 17%). Ndërkohë Twitter përdoret shumë më pak (4%).

Për të provuar edhe njëherë se Facebook dominon në këtë drejtim mjafton të përmendim se 79% e përdoruesve, përdorin llogarinë e tyre në Facebook për t’u loguar në dyqanet on line, në uebfaqet e udhëtimeve, në uebfaqet e markave apo në kurset e ndryshme on line.

Ky dominim është shumë i rëndësishëm për kompaninë. Duke qenë se përdoruesit aksesojnë edhe platformat e tjera nëpërmjet Facebook atëherë ata janë më të lidhur me llogarinë e tyre në këtë rrjet social dhe ka të ngjarë që të vazhdojnë përdorimin e saj edhe më vonë.

Në qoftë se do të çaktivizoni llogarinë e tyre në Facebook atëherë do të duhet të krijonin llogari të reja në platformat e tjera ose të zëvendësonin informacionet aktuale të login-it, gjë që do të ishte e mërzitshme për këdo.

Dominimi në drejtim të regjistrimeve dhe login-eve në platformat e tjera nëpërmjet Facbook e ndihmon shumë këtë kompani edhe në përpjekjet e saj në botën mobile. Rreth 66% e login-eve në hapësirën mobile realizohen nëpërmjet Facebook. Mesa duket përdoruesit ndjehen komfort në lidhjen e aktivitetit të tyre në ueb me këtë rrjet social. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>