Analiza

Përdoruesit presin iPhone 6 me padurim

Aug 12 2014
0 Shpërndarje
Përdoruesit presin iPhone 6 me padurim

447077-a-woman-holds-her-new-apple-iphone-5s-after-buying-it-at-an-apple-storKonsumatorët mezi po presin iPhone 6. Që tani ata kanë filluar të “para porosisin” iPhone 6 e tyre që do të ketë një çmim duke filluar prej 500$. Një bazë në Los Angeles, Brikk, ka pranuar të marrë porosi të shumta për 14 variantet e kësaj pajısjeje. Njerëzit mund të zgjedhin ngjyrën e floririt, platinium, rozë apo të verdhë mes të tjerash. Për të pasionuarit që janë të gatshëm të paguajnë më shumë është i disponueshëm një version me diamant. Kjo pajisje që pritet të lançohet më 9 shtator pritet të jetë një tjetër sukses i Apple.

Çmimi zyrtar do të jetë 500 $, ndërsa çmimet e versioneve më të veçanta, si versionet me diamante, priten të variojnë nga 4.495 – 8.395 dollarë. Dhe për më tepër çdo version luksoz i iPhone 6 do të shoqërohet nga Brikk me një certifikatë autentikimi dhe një garanci 1-vjeçare. Brikk mendohet se do ta bëjë të disponueshëm këtë produkt 4 javë pas lançimin të tij nga Apple. Sipas kompanisë “Çdo pjesë është montuar në laboratorin e artit në Brikk në Los Angeles”. Si një nga çështjet më të folura për kompaninë, iPhone 6 ka qenë në qendër të vëmendjes.

Përveç lajmit se do të lançohet më 9 shtator 2014 janë bërë publike dhe detaje të tjerë si ato të dizajnit apo një CPU A8. Sipas prestigjiozes Forbes, Apple është përqendruar më shumë te zhvillimi i hardware-it. Kompania gjithashtu ka sheshuar disa mosmarrëveshje me Samsung në lidhje me patentat dhe si pasojë e kësaj të dy gjigandët e teknologjisë do të përqendrohen më shumë tek marketingu dhe shitja sesa të konkurrojnë fort njeri-tjetrin. Sipas MacRumors, fotot e publikuara tregojnë disa detaje të ndryshuara si për shembull butonat e volumit janë më të vegjël duke sjellë një profil më të hollë në skaje. Ky ndryshim me siguri do te shmangë ndryshimet aksidentale të volumit. Këto imazhe zbulojnë gjithashtu se logoja do të jetë e njëjtë me logon origjinale të përdorur në vitin 2007.

Studiuesit mendojnë se pas hedhjes në treg të ıPhone 6, Apple do të vazhdojë të qëndrojë fort në treg dhe do të bëhet një kompani akoma më e fuqishme nëse çmimet e stoqeve do të mbeten konstante. Apple gjithashtu ka treguar një performancë më të mirë se Samsung, shitjet e të cilit u ulën shumë nga hyrja në treg të Xiaomi-it në Kinë. (PCWorld Albanıan)

Lajmet e fundit>