Lajmet

Përdoruesit Samsung Galaxy S6 do të mund të fshijnë aplikacionet e parainstaluara

Mar 25 2015
0 Shpërndarje
Përdoruesit Samsung Galaxy S6 do të mund të fshijnë aplikacionet e parainstaluara

montjuic-0853Blini një Samsung Galaxy S6 apo S6 Edge dhe ju nuk do të keni pse të mbani në telefonin tuaj ato aplikacione të parainstaluara që nga momenti i prodhimit. Disa pamje të smartfonëve të postuara në forumin XDA Developers treguan se përdoruesi mund të cinstalojë ose të caktivizojë aplikacionet që aktualisht nuk mund të hiqen nga smartfoni. Konkretisht në imazhe dukej qartë opsioni i fshirjes për aplikacione si S Health, S Voice, YouTube, Gmail, Google+ madje dhe Google Play Store.Smartfonët e rinj priten të hidhen në treg në 10 prill.

Smartfonët Galaxy të Samsung janë kritikuar shumë për faktin se përfshijnë një numër të madh aplikacionesh të parainstaluara të cilat nuk mund të fshihen. Kompania u përpoq të reduktonte numrin e këtyre aplikacioneve në Galaxy S5 dhe Galaxy S6. Por gjithsesi ju akoma mund të gjeni në smartfonin tuaj aplikacione të cilat nuk i dëshironi.

Realisht, prodhuesi i pajisjeve Android, Google jo rrallë herë është gjendur përballë problemeve ligjore përsa i përket detyrimit të përdorimit të aplikacioneve ndaj përdoruesve. Madje Google është akuzuar dhe mbi disa marrëveshje sekrete, të cilat pretendohet se ajo nënshkruan me prodhuesit e pajisjeve Android për tu siguruar që aplikacionet e saj do të jenë të parainstaluara në produktet e tyre. Dhe Bashkimi Europian ka qënë gjithashtu duke vëzhguar Google përsa i përket ‘dhunimeve antitrust’ të lidhura me aplikacionet.

Aftësia për të fshirë aplikacionet e parainstaluara me siguri do ta ndikojë pozitivisht në reputacionin e Samsung ndaj përdoruesve që janë kundër atyre. Përtej kësaj kjo gjë mund të përdoret si vetmbrojtje nga Google përsa i përket cështjeve ligjore antitrust. Kompania tani mund të mbrohet me faktin se

përdoruesit mund të fshijnë aplikacionet e saj, të paktën në smartfonat e rinj Galaxy. Bazuar në postimin në forum, ju mund të zgjidhni të fshini një aplikacion përfundimisht ose ta caktivizoni atë. Caktivizimi e bën aplikaconin të jetë joaktiv por të vazhdojë të qëndrojë në telefon. Nëqoftëse fshini një aplikacion dhe më pas doni ta keni sërisht atë, fare lehtë mund ta shkarkoni si një aplikacion të zakonshëm nga Play Store. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>