Lajmet

Përdoruesit shpenzojnë 2 miliardë minuta në ditë për të komunikuar në Skype

Apr 4 2013
0 Shpërndarje
Përdoruesit shpenzojnë 2 miliardë minuta në ditë për të komunikuar në Skype

SkypeSkype lajmëroi se përdoruesit e tij po shpenzonin më shumë se 2 miliardë minuta në ditë për tu lidhur me njëri – tjetrin me anë të platformës së videove-komunikuese.

Ky është një moment i veçantë për Skype, sepse tregon numrin e madh të njerëzve që e kanë përqafuar komunikimin nëpërmjet shërbimit të VoIP (zë nëpërmjet IP)

“Skype po rrit numrin e minutave të komunikimi, gjithashtu edhe numri i përdoruesve nga pajisjet mobile po rritet me një hap të shpejtë” tha Elisa Steele, Zv.Presidente e marketingut tek Skype.

Ky lajm vjen afërsisht një muaj pasi kompania lajmëroi se Skype po bashkohet me Windows Live Messenger.

Kjo sjellje për Windows Desktop do të vij nga data 8 prill, pastaj në platforma të tjera.

“Ne dimë që shumë përdorues do të vijnë nga Messenger dhe duke qenë se Skype ofron shumë mënyra komunikimi, mendojmë se duke e përdorur do të zbulohen edhe avantazhet e tjera që kemi, tha Steele.

Përveç komunikimit me video dhe mesazhe, Skype ofron gjithashtu edhe zë nëpërmjet desktopit dhe pajisjeve mobile, si edhe ndarje dokumentesh, “Dy miliardë minuta në ditë janë shumë, por ne do tentojmë ta rrisim edhe më shumë në të ardhmen.” tha Steele. (PCWorld Albanian)

skype infographic

Tags >

Skype
Lajmet e fundit>