Lajmet

Përdoruesit e Facebook shumë naivë në manaxhimin e privacisë

Dec 8 2009
0 Shpërndarje
Përdoruesit e Facebook shumë naivë në manaxhimin e privacisë

Sipas ekipit Australian të Sophos, i cili zhvilloi një eksperiment për të parë se sa të gatshëm ishin përforuesit e Facebook për të dhënë detajet e tyre personale, 41-46 persona nga 100 të kontaktuar pranonin verbërisht kërkesat nga dy përdorues të rremë të krijuar nga kompania.

Pasi këta persona bëheshin shokë me Sophos, kompania arriti të aksesonte deri në 89 përqind të informacionit të përdoruesve si ditëlindje të plota, të gjitha adresat e emailit, adresat e shkollave dhe më tepër. Gjysma e përdoruesve të miqësuar me Sophos paraqitnin qytetin apo rrajonin ku jetonin. Ata shpesh ofronin informacion për familjen dhe miqtë.

Përdoruesit më të rinj në moshë ishin “më liberalë” me informacionin mbi vendin e punës apo shkollën se sa përdoruesit më të moshuar. “Të dyja grupet ishin mjaft liberale me adresat e emailit dhe ditëlindjet”. shkruhej në një blog të kompanisë këtë të Dielë. “Kjo është mëse shqetësuese, sepse këto detaje përbëjnë një pikënisje të shkëlqyer për abuzuesit dhe inxhinierët socialë”.

Kompania e sigurisë shtoi se “10 vite më parë, një artist falsifikator apo një identifikues do të kishte punuar disa javë për të marrë informacione të tilla dhe kjo do të kishte kërkuar shpesh shërbimet në terren të një investigatori privat. Fatkeqësisht, ditët e sotme, shumë përdorues të rrjeteve sociale jetojnë duke e servirur historinë e tyre të jetës në një pjatë”

Sophos është mjaft e shqetësuar me përdorimin jashtëzakonisht të dobët të këshillave dhe mjeteve të reja të sigurisë për Facebook të përforcuara dhe në fjalimin e fundit të Mark Zuckerberg.

Lajmet e fundit>