Analiza

Përdoruesit e internetit po rrinë më shumë në Facebook sesa në Google

Sep 10 2010
0 Shpërndarje
Përdoruesit e internetit po rrinë më shumë në Facebook sesa në Google

Në muajin gusht, përdoruesit kanë shpenzuar një kohë totale prej 41.088 minuta në Facebook, apo 9.9 për qind të kohës së tyre të përgjithshme online. Kjo është një ngritje e lehtë nga 9.6 për qind sa ishte në korrik, por një ngritje e madhe nga koha prej 4.7 për qind e shpenzuar në Facebook në gusht të vitit 2009.

Muajin e kaluar përdoruesit kanë shpenzuar rreth 9.6 për qind të kohës së tyre në Google, apo një kohë totale prej 39.790 minuta. Kjo është një rënie krahasuar me 9.7 për qind sa ishte në muajin korrik, kurse në fakt paraqet një rritje në krahasim me vitin e kaluar kur përdoruesit shpenzuan 34.060 minuta në Google.

ComScore gjithashtu ka ekzaminuar kohën e shpenzuar në Yahoo, që doli me 37.708 minuta në muajin gusht, apo 9.1 për qind e kohës së shpenzuar online. Yahoo ka pësuar një rënie në krahasim me 9.3 për qind sa ishte në korrik, dhe ka pësuar një rënie edhe më të madhe në krahasim me 11.7 për qind sa ishte në gusht të vitit 2009.

Lajmet e fundit>