Analiza

Përdoruesit po shpenzojnë më së shumti kohë online në rrjete sociale

Aug 2 2010
0 Shpërndarje
Përdoruesit po shpenzojnë më së shumti kohë online në rrjete sociale

Duke pasur parasysh rritjen e shfletimit të rrjeteve sociale, zbritje kanë pësuar kontrollimi i e-mail, leximi i lajmeve për faqe apo shikimi i portaleve tradicionale online si Yahoo apo MSN.

Rritja prej 23 për qind është një rritje prej 7 pikësh në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit që shkoi dhe është ngritja më e madhe e regjistruar nga cilado kategori online e Nielsen, dhe tejkalon kohën e kontrollimit të e-mail, shfletimit të ueb portaleve dhe luajtjes së lojërave (luajta e lojërave online ishte në vendin e dytë dhe ka kapur rreth 10 për qind të kohës së përdoruesve).

Statistikat e reja padyshim që tregojnë një trend në rritje e sipër drejt faqeve të rrjeteve sociale sesa drejt portaleve dhe madje edhe faqeve si Google. Përdoruesit e Google mund ta vizitojnë këtë faqe disa herë në ditej por shpenzojnë shumë ë pak kohë në këtë motor kërkues, dhe në vend të kësaj zgjedhin të shpenzojnë orë të tëra në faqe të rrjeteve sociale si Facebook e Twitter.

Lajmet e fundit>