Analiza

Përdoruesve mund t’iu kompensohen paratë nga Google Play edhe pas 15 minutave

May 22 2014
0 Shpërndarje
Përdoruesve mund t’iu kompensohen paratë nga Google Play edhe pas 15 minutave

dsedtpo4o2joeler8h3vPërdoruesit e Google Play duhet të jenë në dijeni për rregullën “15 minuta” për rikthim të parave, që ka të bëjë me atë që nëse brenda 15 minutave pasi e keni blerë një aplikacion nga dyqani i aplikacioneve për Android e bëni rikthimin e tij, do t’iu kthehen paratë pa pasur nevojë të jepni arsye. Por, siç e kuptoi Android Police, ju edhe më vonë mund të jeni në gjendje që t’i merrni paratë pa ndonjë kusht pas asaj dritareje, që qëndron në dispozicion për 15 minuta.

Kjo gjë është treguar fshehurazi brenda faqes së porositjeve në Google Play. Aty do të shihni një listë të plotë të aplikacioneve që i keni blerë. Klikoni butonin e menusë me tri pika afër ndonjë aplikacioni tek i cili mund të përzgjidhni “Report a problem”. Opsioni juaj i vetëm për aplikacione është të kërkoni që t’iu kthehen paratë. Më parë, ky proces do të rezultonte në hapjen e një dritareje, ku mund të kontrolloni vërtetësinë e një pohimi, por siç raporton Android Police, shumë financime janë duke u përpunuar automatikisht. Në disa raste, zhvilluesi madje nuk e sheh që ndodh kjo gjë:

“Tani janë në fakt tre lloje të kompensimit në Android. Është dritarja 15 minuta me të cilën natyrisht jemi të gjithë në dijeni. Sipas Google, kompensimet nga faqja e porosive në fakt janë ndarë në dy versione të ndryshme – ato që janë bërë brenda më pak se 48 orëve pas shitjes dhe ato që janë bërë edhe më vonë se 48 orë. Në të dy rastet, Google mund të zgjedhë që të automatizojë kompensimin (dhe në testimin tonë të kufizuar, ata dukej ta bënin të njëjtën gjë tërë kohën). Për kompensimet e kërkuara mes 15 minutave dhe 48 orëve, kompensimi kryhet si zakonisht dhe zhvilluesi e humb shitjen”.

Ndonëse nuk është e sigurt që ju mund të merrni një kompensim për të gjitha aplikacionet pa u pyetur fillimisht për arsyet, është ky një truk ky që mund të ju hyjë në punë nëse dëshironi ta provoni një aplikacion të shtrenjtë, për të cilin mbase mund të ju duhen më tepër se 15 minuta kohë për ta provuar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>