Lajmet

“Perëndimi” i ngadalshëm i Windows 7

Sep 25 2014
0 Shpërndarje
“Perëndimi” i ngadalshëm i Windows 7

windows-7Teksa përdoruesit e PC-së presin me padurim lëshimin e sistemit Windows 9, shumë janë duke u shqetësur për afatin kohor të treguar së fundi për Windows 7. Në faqen me fakte për ciklin jetësor të Windows-it, Microsoft tregon që më nuk do të ofrojë kopje të Windows 7 HomeBasic, Home Premium ose Ultimate për përfshirje nga prodhuesit e palës së tretë në PC-të e konsumatorëve të rinj.

Kjo nënkupton që fondi i tanishëm i kompjuterëve me Windows 7 të para-instaluar është gati i fundit që do të jetë në dispozicion në mënyrë komerciale. Mbase është e sigurt të supozohet që kjo ishte synuar që t’i çonte konsumatorët drejt Windows 8, por mund t’i bindë ata në kalim të gjeneratës së tanishme sapo të lëshohet për publikun versioni teknik i Windows 9.

Përdoruesit e bizneseve nuk do të preken nga afati kohor më 31 tetor – përfundimi i datës së shitjeve të Windows 7 Professional ende nuk është caktuar dhe Microsoft premton që do të ofrojë të paktën një vit lajmërim paraprak përpara se ta bëjë ndërprerjen me furnizim për këtë sistem.

Në fund, sa i përket bërjes së Windows 7 si sistemi Windows XP, mos u shqetësoni: mbështetja kryesore për Windows 7 me ServicePack 1 nuk përfundon deri më 13 janar 2015 dhe mbështetja e zgjeruar do të zgjas të paktën deri më 14 janar 2020. Në këtë pikë, Microsoft është vetëm duke shpresuar që numër i mjaftueshëm i përdoruesve kalon në Windows 9 për ta arsyetuar afatin e kufizuar kohor për ofrimin e mbështetjes për Windows 7. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>