Lajmet

Përfaqësues të TechCrunch do të vizitojnë Ballkanin me qëllim zhvillimin e Startup-ve

Jun 19 2013
0 Shpërndarje
Përfaqësues të TechCrunch do të vizitojnë Ballkanin me qëllim zhvillimin e Startup-ve

Disa përfaqësues të TechCrunch kanë vendosur të vizitojnë Ballkanin në fillim të muajit korrik në mbështetje të programit të tyre për përhapjen e fjalës së mirë të teknologjisë në gjithë Europën.

Vendet që do të vizitohen janë kryeqytetet përkatëse të Bullgarisë, Serbisë, Kroacisë dhe Sllovenisë.

Takimet do të thvillohen nga data 1 deri në datën 5 korrik dhe tema kryesore do të jetë: Zhvillimi i Startup-ve, sipërmarrjeve dhe financimi i tyre. Sigurisht meqë organizatorët do të jenë përfaqësuaes të TechCrunch,me patjetër në këto takime pjesëmarrësit do të informohen më tepër rreth kësaj medie teknologjie.

Netocratic, media e teknologjisë, marketingut dhe startupe-ve në Europën juglindore do të jetë përgjegjëse për organizimin e këtyre takimeve që për disa prej pjesëmarrësve mund të jenë shumë fitimprurëse pasi mund të informohen më tepër dhe mund t’ju hapet rruga për të marrë pjesë në Startup Battlefield.

Në qoftë se aplikimet e tyre përzgjidhen, puna e tyre do të prezantohet në Konferencën Disrupt të organizuar nga TechCrunch para një audience shumë të gjerë dhe që mund të ketë interes për financimin e startup-ve ë caktuara. (PCWorld Albanian)

TechCronch

Lajmet e fundit>