Biznes

Përfitimet e Konami bien për 94%

Aug 9 2009
0 Shpërndarje
Përfitimet e Konami bien për 94%

Duke pasur parasysh gjendjen ekonomike gjatë këtij viti, shumë shtëpi botuese janë duke përjetuar një kohë të vështirë e shifrat e shitjes prej viti në vit. Sfida e Konami është dyfish më e vështirë për shkak se shtëpia botuese jo vetëm që duhet të garojë me ekonominë e përgjithshme të Malajzisë por gjithashtu me lansimin e titullit masiv Metal Gear 4: Guns of the Patriots.

Sot konani ka paraqitur rezultatet për çerekun e parë fiskal (tre muajt e fundit deri më 30 qershor) dhe këto shifra ishin vërtetë të ulëta. Përmes bizneseve të lojërave, klubeve shëndetësore, pajisjeve për kazino, arkada e biznese tjera, kompania ka postuar të hyra prej 585 milion dollarë, që është 21% më pak prej të hyrave prej vitit në vit. Konami disi ka menaxhuar të fus një profit për këtë çerek, por vlera prej 3.83 milion dollarë përfaqëson një rënie masive prej 94%, prej periudhës së njëjtë gjatë vitit të kaluar.

Në divizionin e argëtimit digjital, që përfshinë softuer, njësi arkade dhe kartela për koleksion si ato të serisë Yu-Gi-Oh, të hyrat kanë rënë për më shumë se 45% prej viti në vit, duke rënë kështu  prej 469 milion në 257 milion dollarë. Loja më kryesore e kësaj kompanie për çerekun në fjalë ishte edicioni më i fundit i Power Pro Major League 2009 të serisë së bejsbollit, si dhe Winning Eleven Playmaker 2009 për Wii.

Zhanret bestseller të Konami ishin futbolli (me 860.000 kopje të shitura), lojërat e bazuara në shfaqje të animuara televizive (300.000 shitje) dhe lojëra të bejsbollit (240.000 shitje). Për krahasim, shtëpia botuese shiti 3.94 milion lojëra Metal Gear anembanë botës gjatë çerekut të parë të vitit të kaluar fiskal, kurse shifra e këtij viti ishte vetëm 160.000 kopje.

Shifra në rënie të Konami nuk mund të lidhen vetëm me Metal Gear 4. Shitjet e shtëpisë botuese gjithashtu kanë rënë keq në çerekun e njëjtë të vitit 2007, kur ka futur të hyra prej 634 milion dollarë në shpinë të lojërave si bejsboll dhe futboll, të cilat u përcjellën nga shitjet e fuqishme të Elebits dhe Metal Gear Solid Portable Ops.

Duke shikuar para, kompania deklaroi se “do të vendos përkushtim të veçantë në zhvillimin e lojërave të animuara dhe lojërave origjinale në kuadër të lojërave sportive dhe muzikore, të cilat janë fuqia e Konami.” Në mënyrë të veçantë, shtëpia botuese veçoi Pro Evolution Soccer dhe Dance Dance Revolution. Gjithashtu ata deklaruan se do të jenë më të fokusuar në marketing për lojërat që mund të shkarkohen në konzola.

Lajmet e fundit>