Biznes

Përfitimet e Samsung “fluturojnë”, shpreson shumë për Galaxy S4

Apr 26 2013
0 Shpërndarje
Përfitimet e Samsung “fluturojnë”, shpreson shumë për Galaxy S4

Ndërmarrja Samsung siç duket është duke i kaluar ditët e saj më kulmore në histori, pasi ka arritur të shënojë një ngritje befasuese sa i përket përfitimeve, por edhe shtrirjes në treg.

Kjo ndërmarrja tha që me pajisjet e veta si Galaxy S3 dhe Note 2 ka mundur që të rris të ardhurat për 42 për qind gjatë tremujorit të parë të vitit.

Gjatë të premtes ndërmarrja tha që përfitimet neto të veta kishin arritur vlerën prej 7.15 trilionë won, apo 6.4 miliardë dollarë, që paraqet një ngritje në krahasim me 5.05 trilionë won të arritur gjatë vitit 2012.

Kjo tejkalon edhe të arriturat e ndërmarrjes gjatë tremujorit të katërt të vitit të kaluar, gjatë sezonit të fund vitit. Shitjet e përgjithshme u ngritën me 17 për qind, në 52.87 trilionë won.

Ndërmarrja tha që kërkesa e përgjithshme për smartfon ka shënuar një rënie në tremujorin janar-mars, por produktet e veta kyçe ia kanë mundësuar asaj shtrirjen edhe më të madhe në treg. Samsung tha që pret që Galaxy S4, që doli në shitje gjatë ditës së mërkurë në Korenë Jugore, të tejkalojë paraardhësin e vet.

“Ndërmarrja jonë planifikon që të përqendrohet në rritjen e shitjeve të smartfonëve me lëshimin e smartfonit tonë të ri, Galaxy S4,” tha zëvendës-kryetari i divizionit mobil të ndërmarrjes Samsung, Hyunjoon Kim. “Ne jemi duke punuar shumë për ta bërë Galaxy S4 më të suksesshëm se Galaxy S3.”

Sipas raporteve të lajmeve nga agjencitë koreane, ndërmarrja synon të shes 10 milionë njësi në S4-shit çdo muaj dhe tashmë ka arritur atë numër në para-porositje për pajisjen. Smartfoni përmban një ekran prej 4.99 inç, procesor katër-bërthamorë dhe përmban disa veçori të avancuara harduerike që përfshijnë mbushjen wireless, madje edhe një matës të shtypjes së ajrit.

Fama dhe kërkesa për ta përdorur këtë telefon ka shfaqur vështirësi edhe në zinxhirin furnizues, sa që vetë ndërmarrja Samsung është befasuar dhe ka thënë që do këto vështirësi së shpejti do të tejkalohen.

Ndërmarrja Samsung gjatë këtij viti kishte raportuar që nga të hyrat e përgjithshme që i arrin ndërmarrja, pasi që kjo ndërmarrje prodhon përveç të tjerash edhe çipa memorizues, panele afishes dhe komponentë të tjerë, 74 për qind e tyre arrihen nga divizioni mobil. (PCWorld Albanian)

galaxy s4

Lajmet e fundit>