Lajmet

Përforcohen marrëdhëniet institucionale mes Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e inovacionit

Mar 14 2014
0 Shpërndarje
Përforcohen marrëdhëniet institucionale mes Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e inovacionit

Ministrja e Inovacionit dhe Administratës PublikeMinistrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, priti ditën e enjte delegacionin e Agjencisë së Shoqërisë së Inovacionit (ASHI) nga Kosova pranë ambienteve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Ky takim, i cili ishte i pari për këtë qëllim, u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet qeverive të dy vendeve dhe kishte si synim kryesor shkëmbimin e përvojës mes dy agjencive homologe. Takimi ka për qëllim të përafrojë politikat e dy institucioneve si dhe shërbimet që ato ofrojnë.

Drejtori i ASHI, Kujtim Gashi, u prezantua me qendrën e të dhënave qeveritare të Shqipërisë dhe u njoh me projektet që planifikon të realizojë AKSHI në funksion të shërbimit të qytetarëve.

Harito theksoi se fusha e inovacionit dhe TIK-ut në këto dy vende ka nevojë për promovim si dhe duhet të ndjekë ritmin e vendeve të zhvilluara. Ministrja shprehu angazhimin e saj për të siguruar zhvillimin e reformave që do të ndikojnë në përdorimin e teknologjive të reja dhe në rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve në këtë fushë.

Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj dhe Kujtim Gashi e falënderuan Hariton për prioritetin që i ka dhënë kësaj çështje dhe u angazhuan për një bashkëpunim afatgjatë dhe të frytshëm mes institucioneve që ata drejtojnë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>