Analiza

Përfundimi në kohë i marrëveshjes Nokia-Microsoft është në rrezik

Mar 18 2014
0 Shpërndarje
Përfundimi në kohë i marrëveshjes Nokia-Microsoft është në rrezik

screen-shot-2014-03-17-at-5-24-12-pmEdhe Microsoft edhe Nokia kanë deklaruar për aksionerët e tyre se marrëveshja e blerjes së Nokia-s dhe transferimit të të gjitha aseteve finlandeze në emër të Microsoft-it, do të mbaronte brenda tremujorit të parë të këtij viti. Me vetëm dy javë të mbetura dhe me shumë punë ende pa mbaruar, duket se marrëveshja është në rrezik, aq më tepër duke parë vonesat e fundit ligjore të Nokia-s në Indi. Zyrtarë në të dyja kompanitë janë pyetur për datën e përafërt se kur do të mbyllet marrëveshja.

Në Microsoft janë në pritshmëri se konkludimi do të përfundojë brenda marsit, por mund të mos jenë kaq optimistë në Finlandë, por përgjigja tregon se po punojnë për të mos u vonuar. Nga Nokia përgjigja është: “Theksojmë se zhvillimet e fundit në Indi në lidhje me procedurat momentale të taksimit nuk pritet të ndikojnë në kohën e mbylljes së marrëveshjes as të materialeve sipas kushteve të rëna dakord në transaksionin e pritur mes Nokia-s dhe Microsoft-it, ashtu si u njoftua më 3 shtator 2013. Ende koha e pritur për mbylljen e marrëveshjes është tremujori i parë i këtij viti, sipas aprovimeve rregulatore dhe kushteve të tjera të detyruara të marrëveshjes dhe nuk do të ndikohet nga procedurat e taksimeve në Indi.”

Rasti i Indisë është një i veçantë në këtë problematikë. Nokia së fundmi humbi gjyqin për apelin në Indi në lidhje me taksimin. Kjo do të thotë se Nokia ose do të paguajë rreth 572 milion dollarë në Indi për taksat, ose kjo fabrikë do të mbetet një aset i ngrirë, si për Nokia-n ashtu edhe për Microsoft-in. Fabrika është e një rëndësie të madhe për prodhimin e telefonëve Nokia dhe është problem për të dyja palët e marrëveshjes. Opsioni i fundit mund ta shtyjë akoma më shumë marrëveshjen, duke qenë se një nga asetet që supozohej të shitej për Microsoft-in, nuk është e mundur që Nokia ta shesë.

Përgjigja e Nokia-s ndaj gjykatës indiane ishte e mprehtë duke “kërcënuar” se do të kalojë në veprime të tjera. E gjithashtu nuk do të komentojë më shumë në lidhje me këtë. Që më parë, Nokia i kishte vënë mënjanë rreth 369 milion dollarë për taksat, por qeveria indiane duket se po kërkon më shumë nga sa kishte llogaritur Nokia. Prandaj edhe në Nokia është duke u marrë parasysh vendimi që mund të nxirret jashtë marrëveshjes fabrika në Chennai që po hap probleme. Por realisht, janë disa mundësi ligjore që i japin mundësi Nokia-s që të mund ta vazhdojë marrëveshjen edhe pa fabrikën. Një opsion është që të bëjë pagesën e taksave pasi të kryhet marrëveshja, por për këtë duhet të jetë dakord edhe Microsoft-i, që në fakt, me shumë mundësi i do të gjitha ato që ka Nokia. Një opsion tjetër është pak i mundur, fitore në procesin gjyqësor. Opsioni që fabrika të mos shitet nuk është i kënaqshëm për asnjë nga palët. Problem në analizimin e kësaj çështjeje është fakti që nuk ka nga asnjëra nga kompanitë asnjë të dhënë nëse është shtyrë afati i përmbylljes së marrëveshjes, gjë që mund t’i bënte gjërat pak më të thjeshta për Nokia-n. Gjithsesi, mbetet për t’u parë në javët në vijim. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>