Lajmet

Përfundojnë në pranga pesë hakera të ATM-ve në Europë dhe Azi

Jan 28 2017
0 Shpërndarje
Agjencitë e zbatimit të ligjit në Europë dhe Azi kanë arrestuar të paktën pesë anëtarë të një organizate kriminale e specializuar në hakimin e ATM-ve bankare. Përfundojnë në pranga pesë hakera të ATM-ve në Europë dhe Azi Photo Source: The Telegraph

Hetimi i cili filloi në 2016-ën nga Europol dërgoi pesë vetë në pranga nga Tajvani, Rumania dhe Bjellorusia. Ato kishin në posedim pasaporta të vendeve të ndryshme duke e bërë të lehtë udhëtimin.

Hakimi i ATM-ve nuk përbën diçka të re dhe ekzistojnë maluerë pafund të cilët bëjnë të mundur tërheqjen e parave nëpërmjet komandave të fshehta.

Për ti infektuar, hakerat ose marrin ndihmë nga një punonjës i brendshëm i bankës ose blejë çelësa shërbimi që mund të përdoren për hpajen e paneleve qëndrore të ATM-ve për të aksesuar portat e komunikimit.

Por banda në fjalë shfrytëzonte një teknikë tjetër. Ato përdorin metodat e peshkimit për të sulmuar punonjësit dhe penetruar rrjetet e brendshme bankare. Kështu ata hakonin ATM-të nga brenda.

Sulmi i institucioneve financiare në vend të konsumatorëve të tyre është rruga më e re që po ndjekin hakerat. Një vit më parë hulumtuesit e Kaspersky Lab zbuluan tre grupe kriminale të cilat kishin hakuar rrjet të brendshme bankash.

Një prej tyre kishte vjedhur të paktën 500 milion dollar nga qindra institucione financiare në 30 Shtete. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>