Lajmet

Përfundon me sukses gara inovative “Për Prishtinën Dixhitale”

Jun 17 2014
0 Shpërndarje
Përfundon me sukses gara inovative “Për Prishtinën Dixhitale”

10351153_719002308163073_958513725158305119_nTeksa shumica prej nesh mund të kemi qenë duke pushuar gjatë fundjavës, 56 anëtarë që formuan 15 ekipe nga Kosova kanë marrë pjesë në një garë inovative për të zhvilluar produkte për të përmirësuar shërbimet që ofron Komuna e Prishtinës. Gara titullohej “Për Prishtinën Dixhitale” dhe është mbajtur në ambientet e Qendrës për Inovacion në Kosovë (ICK), ku janë prezantuar shumë ide inovative që të rritet efikasiteti i qeverisjes lokale dhe përmirësimi i shërbimeve që ofron Komuna e Prishtinës për qytetarët e saj. Gara pati dy kategori ku konkurrentët patën mundësi që të zhvillojnë produktet e tyre për to.

Ekipi “On Focus” me përbërjen nga Ideal Cakolli dhe Alban Purova fitoi vendin e parë në kategorinë “Transparenca në Punësim”; vendi i dytë në këtë kategori i takoi ekipit “Backbone” i përbërë nga Rrahim Trepça, Edmond Mustafa, Rinor Vitaku dhe Ramadan Kurti; ndërsa vendin e parë në kategorinë “Transparenca në Punësim” e fitoi ekipi “Mikrobiz” pjesë e të cilit ishin Naim Berisha, Kastriot Rama, Albulena Mushica, Skender Mehmeti dhe Arianit Islami, si dhe në vendin e dytë në këtë kategori u radhit ekipi “Cloud” i përbërë nga Fitim Ahmeti dhe Atdhe Muhaxhiri.

Që të dy ekipet e para fituan shpërblimin financiar në vlerën prej 4 mijë eurove, si dhe ndjekjen e trajnimit për programim në iOS, etj. Kurse dy vendet e dyta u shpërblyen me mbështetje dhe ekspertizë për zhvillimin e aplikacioneve, rrjetëzim me donatorët dhe partnerët e mundshëm. “Për Prishtinën Dixhitale” është një nismë e përbashkët e Komunës së Prishtinës, Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe ICK-së për të angazhuar qytetarët e Kosovës në përmirësimin e qeverisjes në qytetin e Prishtinës përmes teknologjisë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>