Lajmet

Përfundon në Prishtinë Konferenca mbi Softuerin e Lirë dhe të Hapur

Aug 30 2009
0 Shpërndarje
Përfundon në Prishtinë Konferenca mbi Softuerin e Lirë dhe të Hapur

Në konferencë gjatë dy ditëve në 40 prezantime ligjëruan mbi 40 ligjërues, kryesisht të huaj. Interesimi për ndjekjen e konferencës ishte relativisht i mirë, kryesisht nga të rinjtë entuziast për të marrë sa më shumë informacione për softuerin e lirë dhe të hapur.

Në fjalimin përmbyllës ku morrën pjesë James Mike DuPont, Lule Ahmedi, Blerim Rexha, Flavia Marzano dhe Arianit Dobroshi të cilët e vlerësuan si të suksesshëm konferencën mbajtur gjatë këtyre dy ditëve dhe falënderuan të pranishmit.

Në pyetjen nëse do të organizohej kjo konferencë edhe në Shqipëri, James Mike Dupont deklaroi: “Nëse ju shfaqni interesim dhe vullnet njerëzit do t’ju ndihmojnë. Nëse filloni punë, ne do të jemi të gatshëm të ndihmojmë”duke lënë të hapur mundësinë që konferenca të organizohet edhe në Shqipëri.

Profesoresha Lule Ahmedi deklaroi se është e kënaqur që Universiteti i Prishtinës ka mundur të ndihmojë organizimin e kësaj konference duke premtuar se universiteti do të përkrahë edhe iniciativa tjera që ngrisin vetëdijen e përgjithshme dhe kontribuojnë. “Përveç dijës që është marrë nga kjo konferencë, janë krijuar edhe shumë kontakte të reja” deklaroi profesoresha Ahmedi.

Një nga organizatorët e konferencës, Arianit Dobroshi deklaroi se deri në Gushtin e vitit të ardhshëm kur do të organizohet konferenca tjetër, duhet të jemi aktiv dhe të vazhdojmë punën me informacionin e mbledhur duke qenë aktiv me komunitetin ku veprojmë, duke kontribuar në Wikipedia, StreetMap, me përkthime të softuerit dhe shumë projekte tjera.

Në fund të konferencës u mbajt një lojë shpërblyese ku u ndanë pesë libra të dhuruara nga InfoTech Academy dhe u falënderuan të gjithë sponsorët dhe vullnetarët.

 

Video nga konferenca:

Lajmet e fundit>