Lajmet

Përfundon Software Freedom Kosova 2014

Oct 27 2014
0 Shpërndarje
Përfundon Software Freedom Kosova 2014

10606190_10152766219127834_8915569337875026569_nE diela ishte e tëra e mbushur me gjashtë seanca të ndryshme, ku për 12 orë, duke filluar nga orët e para të mëngjesit, deri në mbrëmje, në kuadër të ditës së fundit të njërës nga ngjarjet më të mëdha të softuerit të lirë dhe të hapur në Ballkan, SoftwareFreedom Kosova. Të pranishmit e parë patën rastin të marrin udhëzime se si ta zhvillojnë një kalkulator bazik për sistemin operativ mobil Firefox, nën instruksionet e Giannis Konstantinidis, që është përfaqësues i Mozilla-s në Greqi, si dhe nën ndihmesën e përfaqësuesve të Mozilla-s nga Shqipëria. I përqendruar në veçanti për profesionistët e interesuar në fusha që kanë të bëjnë me kujdesin shëndetësor, Gjergj Sheldia nga Shqipëria mbajti një demonstrim në të cilën tregoi se si teknologjia opensource e kishte ndihmuar atë në përgatitjen e sistemit të informacionit për spitalin “Nëna Terezë” të Tiranës.

Më pas Ardita Turhani nga Tirana demonstroi instruksione nga gjuha të thjeshtë dhe interaktive programuese Scratch, e zhvilluar nga Instituti i Teknologjisë i Massachusetts (MIT) për të ndihmuar fillestarët në botën e programimit, e cila mund ta bëjë mjaft të lehtë mësimin e hapave fillestarë. Më pas Besfort Guri, ashtu si edicionin e kaluar të kësaj konference kur kishte ndihmuar Redon Skikulin, mbajti një seancë demonstrimi të përqendruar në Arduino, ku shfaqi një mjet mjaft të dobishëm për fillestarët e interesuar në programim, të quajtur ArduBlock, ku u shfaqën eksperimente bazike të ndërtuara në mikrokontrolluesin Arduino, që është kombinim i qarqeve elektronike dhe programeve softuerike.

Më pas, i erdhi radha demonstrimit që kishte të bënte me përgatitjen e pllakave të qarqeve të shtypura duke përdorur softuerin opensourceEagle dhe gjatë të cilës u shfaqën elementet bazike të kësaj vegle, hapat që duhet ndjekur për ta përgatitur, rregullat dhe gjërat që duhet të kihen parasysh gjatë përgatitjes së një pllake të tillë.

Seanca e fundit për ditën e diel dhe e fundit për këtë edicion të kësaj ngjarje ishte njëra nga demonstrimet me numrin më të madh të të interesuarve për të dëgjuar për sigurinë dhe privatësinë në internet, e cila u mbajt nga dy ligjërues dhe që të dy këta anëtarë të shoqatës FLOSSK: Drinor Selmanaj dhe Ardian Haxha. Gjatë kësaj seance Selmanaj tregoi se çfarë është siguria në internet dhe rrezikun i cili na kanoset nga pothuajse çdo anë, duke filluar nga sistemet operative, deri tek qasja në rrjete të ndryshme dhe smartfonë, si dhe demonstroi thyerjen e sistemit operativ Windows XP dhe Windows 7, ku te i pari paraqiti një mënyrë se si mund të arrihet qasja e paautorizuar nga larg në kompjuterin që e përdor sistemin operativ i cili ka dalë në treg shumë vite me parë e që së fundi është hequr nga lista e sistemeve operative që Microsoft e mbështet me arnime të vrimave të sigurisë, ndërsa te i dyti demonstroifitimin e të drejtave të plota administrative në të përmes një USB-je. Më pas Ardian Haxha tregoi që duhet të kemi shumë kujdes se çfarë po instalojmë në smartfonët tanë sepse aplikacione të ndryshme për smartfonëtë cilat i instalojmë, ndonëse duken “të pafajshme” në fakt mund të përmbajnë dyer të pasme të cilat lejojnë qasje të personave të jashtëligjshëm në të dhënat dhe funksionet e smartfonit tanë dhe e tëra kjo ndodh në prapavijë pa u vërejtur aspak nga ne si përdorues. Po ashtu Haxha propozoi disa vegla dhe softuerë të cilët mund të ju ndihmojnë në ruajtjen privatësinë tuaj online. Ai gjithashtu demonstroi mënyra të thyerjes së internetit pa kabllo Wi Fi.

Kështu, pas tre ditëve intensive, përfundoi me sukses për herë të gjashtë me radhë kjo konferencë, duke grumbulluar edhe njëherë në një vend të përbashkëtsi gjithmonë pjesëmarrës shumë të rinj studentë, zhvillues, aktivistë dhe në përgjithësi entuziastë të softuerit të lirë dhe të hapurdhe të shërbimeve që përdorin teknologjinë e këtij softueri, ndërkohë organizatorët u shprehën optimistë rreth vazhdimit të traditës për organizimin e konferencës së tillë edhe gjatë viteve të ardhshme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>