Lajmet

Përfundon vizita e Tim Cook në Kinë

Oct 25 2014
0 Shpërndarje
Përfundon vizita e Tim Cook në Kinë

nbcNë ditën e fundit të vizitës katër ditore nga Tim Cook në Kinë, ai deklaroi për agjencinë e lajmeve Xinhuanet se shërbimi Apple Pay ishte në krye të gjërave që kompania donte të sillte në Kinë.

“Kina është një treg kryesor për ne, është pse jo çelësi i tregut tonë,” tha CEO-ja. “Çdo gjë që bëjmë ne mendojmë që të jetë funksionale dhe e përdorshme edhe këtu. Shërbimi Apple Pay zotëron listën”

Cook tha se Apple do punojë fort për të kuptuar hapat e nevojshme për sjelljen e këtij shërbimi në Kinë. Gjithashtu ai deklaroi edhe se Apple Watch do të bëhet një produkt shumë i nevojshëm për njerëzit duke u shprehur: “Ne nuk do arrijmë të konceptojmë se si kemi jetuar pa e përdorur Apple Watch-in.

Ky është testi i vërtetë i këtij produkti të shkëlqyer; të çosh nëpër mend si ke arritur të jetosh pa të. Dhe unë mendoj dhe jam i sigurt se kjo gjë do të ndodhë edhe për Apple Watch.” Përsa i përket takimit me Ma Kai, CEO-ja Tim Cook u shpreh se ky diskutim mes tyre kishte qenë shumë i hapur, impresionues dhei mrekullueshëm. (PCWorld Albanian)

Tags >

tim cook
Lajmet e fundit>