Softuer

Përfundon përditësimi i Hotmail

Aug 4 2010
0 Shpërndarje
Përfundon përditësimi i Hotmail

Hotmaili i ri është dizajnuar të largojë rrëmujën në inboxin tuaj dhe t’ju ndihmojë në organizmin e postës suaj. Filtrat e rinj me një klikim tani ju mundësojnë që të fokusoheni në dërguesit në listën tuaj të kontakteve, tek përditësimet në rrjete sociale dhe në disa lloje të postës elektronike.

Gjithashtu tani ofrohet edhe quick view për email që ka imazhe apo dokumente dhe gjithashtu Hotmail ofron edhe një mënyrë të re për trajtimin e shtojcave  (attachments). Integrimi i SkyDrive, ofertën pa pagesë për magazinim online të Microsoft, mundëson që tani përdoruesit të keni deri në 10GB hapësirë për të ruajtur skedarë në e-mail.

Shtojcat në Hotmail tani shkojnë drejtpërsëdrejti në diskun tuaj virtual SkyDrive dhe dërgohen si lidhje (links) tek marrësit tuaj të postës, dhe gjithashtu detektohen llojet e shtojcave të e-mailit që gjenerojnë galeri deh slide show në shpejtësi për secilin përdorues.

Lajmet e fundit>