Lajmet

Përgatitet satleliti për skanim 3D të sipërfaqës së Tokës

Jun 28 2010
0 Shpërndarje
Përgatitet satleliti për skanim 3D të sipërfaqës së Tokës

TanDEM-X është satelitë që ka për detyrë të bëjë hartën 3D më të saktë të prodhuar ndonjëherë për planetin e Tokës, duke hulumtuar prej një lartësie prej 500 km dhe për një periudhë prej tre vjet. Duke punuar së bashku me një satelitë tjetër TerraSAR-X, ai do të duhej të dërgojë prapa imazhe 3D brenda një periudhe prej gjashtë muajsh.

Ekipi ka filluar me pranimin e imazheve të radarit vetëm tre ditë e gjysmë pas lansimit. “Ne kemi thyer rekordin botëror që kemi vendosur me TerraSAR-X” tha lideri i projektit Manfred Zink nga German Aerospace Center (DLR).

Një imazh i Moskës tregon Aeroportin Sheremetyevo, rreth 30 kilometra në veri të qendrës së qytetit. Dy autoudhat duken qartë. Imazhet tjera tregojnë rezervuarët, fushat dhe një treg në lëvizje në Ukrainë dhe valë në Oqeanin Indian afër Madagaskarit.

Në përfundim të lansimit dhe fazë së hershme orbituese gjatë kësaj jave, ekipi TanDEM-X do të fillojë me pjesën e fazës komisionuese, gjatë së cilës sateliti do të vendoset përmes rrugës së tij.

“Do të duhet përgatitje tre mujore për ta rregulluar atë për përdorim operacional” tha Michael Bartusch, menaxher i projektit TanDEM-X pranë DLR Space Agency në Bonn.

Në fund të korrikut, dy satelitët do të dërgohen brenda 20 kilometrave të njëri tjetrit, dhe në tetor do të afrohen mes vete në një formacion flutues prej vetëm 200 metra distancë mes vete dhe do të incizojnë të dhëna në formë të kombinuar, sikurse dy sy. “Më pas do të fillojnë matjet e tërë Tokës dhe krijimi i modelit përfundimtar” tha Bartusch.

Imazhet e para zyrtare tre dimensionale nga dy satelitët do të fillojnë të paraqiten në janar të vitit të ardhshëm. Deri atëherë klikoni këtu për të parë imazhet e para nga TanDEM-X.

Lajmet e fundit>