Lajmet

Përgatitni prezantime tërheqëse në iPad me aplikacionin Haiku Deck

Mar 25 2013
0 Shpërndarje
Përgatitni prezantime tërheqëse në iPad me aplikacionin Haiku Deck

Haiku DeckHaiku Deck është një aplikacion për iPad që shërben për krijimin e prezantimeve fantastike brenda një kohe të shkurtër duke mundësuar përfundimin e punës edhe në rast se jeni në lëvizje.

Nuk është aspak e tepruar të thuash që Haiku Deck përgatit slide-t më të bukura, në formën më të thjeshtë të mundshme. Pjesa më e rëndësishme fillimisht për përgatitjen e prezantimeve që të mbeten në mendje është përcaktimi i sfondeve të përshtatshme dhe të tërheqëse.

Sigurisht që Haiku Deck lejon përdoruesit të dizajnojnë slide të personalizuara, por mund edhe të shkarkohen sfonde të gatshme on line pa pagesë.

Me këtë aplikacion është i mundur ndryshimi i ngjyrave të sfondit, insertimi i grafikëve dhe tabelave të llojeve të ndryshme. Pasi të përfundoni prezantimin tuaj mund ta ndani atë dhe me miqtë tuaj në Facebook, Twitter ose mund ta dërgoni me e-mail.

Gjithashtu është e mundur që ta eksportoni prezantimin edhe në aplikacionet e tjera nëse doni ta editoni akoma më tepër si p.sh në PowerPoint ose Keynote.

“Prezi” iu mundëson krijimin e prezantimeve mbresëlënëse për biznesin tuaj

Limitet e aplikacionit përfshijnë pamundësinë për të suportuar muzikë, tranzicione ose animacione dhe nuk mund të vendosësh tekst manualisht. Megjithatë sapo të ambientoheni disi me aplikacionin, gjë që nuk kërkon më tepër se 10 minuta do mund të krijoni në çdo kohe dhe në çdo vend prezantime të thjeshta dhe tërheqëse.

Fatmirësisht ky aplikacion ofrohet pa pagesë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>